55 motociklistë ranë në duart e policisë, gjoba të ndryshme

Gjatë ditës së djeshme (18.04.2024) në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 16:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, gjatë të cilit 55 vozitës janë sanksionuar.
Prej tyre 32 motociklistë nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të automjetit, 17 kanë vozitur pa patentë shofer. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 157 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njofton MPB.



