500 euro gjobë për prindërit nëse fëmijët gjuajnë fishekzjarre – burg për shitje

Dëmtime të gishtave, duarve, pëllëmbëve janë regjistruar në spitalet në Maqedoni vitet e fundit, si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve. Numri është më i lartë në periudhën rreth Vitit të Ri. Përveç gjymtyrëve të dëmtuara, janë raportuar edhe raste të dëmtimit të dëgjimit, e dëmshme është edhe thithja e grimcave nga shpërthimi.

Sipas informacioneve nga qendrat klinike, pacienti më i ri me lëndim nga mjetet piroteknike i cili është shtruar në spitalin e Maqedonisë ka qenë vetëm 8 vjeç. Më së shpeshti lëndohen pacientët nga mosha 14 deri në 22 vjeç, megjithëse numri i të rriturve të lënduar gjithashtu nuk është i vogël.

Shitja, blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të ndërtesave të banimit, dënohet me ligj.

Prindërit duhet të dinë se do të ndiqen penalisht nëse blejnë dhe lejojnë fëmijët e tyre të përdorin fishekzjarre.

Ministria e Brendshme sqaron se nëse autorë janë të mitur, prindërit e tyre do të ndëshkohen me gjobën e parashikuar.

“Neni 31 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike parasheh gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në denarë për ata që pa autorizim qëllojnë me armë zjarri, përdorin lëndë piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose lehtësisht të ndezshme, ose prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve”, sqaron policia.

Shitja dënohet me burg. Kodi Penal në nenin 396 thotë

(1) Kushdo që pa autorizim prodhon, mban, shet, siguron ose tregton armë zjarri, municion ose lëndë shpërthyese, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;

(2) Nëse objekt i veprës penale nga paragrafi 1 është sasi e madhe e armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese, apo armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese që u ndalohen qytetarëve, autori do të dënohet me së paku pesë vjet burg.

Në vitin 2020, Ministria e Punëve të Brendshme arriti të sekuestronte rreth 200 mijë copë fishekzjarre në vetëm një aksion.

Gjatë vitit 2021 janë sekuestruar 120 mijë fishekzjarre.

Në vitin 2022 u sekuestruan rreth 100 mijë fishekzjarre.

A1On.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button