50 metra kub mbeturina janë larguar në Shkup gjatë natës së Vitit të Ri

Higjiena komunale-Shkup ka realizuar edhe aktivitete gjatë natës së ndërrimit të viteve për ruajtjen e higjienës dhe pastërtisë së hapësirave publike në qytetin e Shkupit, si dhe zbrazjen e kontejnerëve për deponimin e mbeturinave komunale.
Menjëherë pas përfundimit të festës së Vitit të Ri në sheshin Maqedonia, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup kanë kryer pastrimin e plotë të sipërfaqes së sheshit, rrugës Maqedonia dhe urave për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, në kuadër të të cilat janë mbledhur 20 metër kub mbetje të vogla të hedhura në hapësira publike.

Përafërsisht 30 metra kub mbeturina janë larguar gjatë natës së ndërrimit të viteve nga deponitë e egra në komunat e Shkupit, Gazi Babë dhe Karposh.

Ndërhyrja është kryer në rrugën “Dushan Taskovic” në lagjen “Zhelezara”, si dhe në bulevardin “Ilinden”, në afërsi të kompleksit MIDA.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button