47 mijë qytetarë në radhë për vaksina kundër gripit

Më shumë se 47 mijë qytetarë kanë aplikuar për vaksinimin falas kundër gripit sezonal. Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, aplikimi i vaksinave ka filluar më 9 tetor dhe po vijon pa pengesa.

Vaksinimi falas mbulon grupet e rrezikut të popullsisë – të rriturit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucione për mbrojtjen sociale të të moshuarve, dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

Vaksinimi bëhet në territorin e gjithë vendit në qendrat e shëndetit publik dhe në disa nga qendrat shëndetësore në Shkup. Përveç kësaj, qendrat e shëndetit publik ofrojnë edhe vaksina për përdorim komercial.

Për të siguruar mbrojtje për një numër më të madh të personave nga gripi sezonal, Ministria ka rritur sasinë e vaksinave të blera për sezonin 2023/2024.

Janë blerë 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave të gripit sezonal për vaksinim falas.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.

Bazuar në analizat e Institutit për Shëndet Publik, numri i personave me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin gjatë periudhës njëjavore nga tetori i këtij viti është rritur për 41,6 për qind, krahasuar me 13 stinët e kaluara.

“Krahasuar me javën e 42 të sezonit të kaluar, është regjistruar një rritje prej 96.3 për qind. Deri në këtë javë janë raportuar gjithsej 151 raste me grip. Po ashtu, po monitorohet gjendja me infeksione të rënda akute respiratore, kështu që këtë javë janë raportuar gjithsej 32 raste të tilla në Shkup dhe Shtip. Numri më i madh i këtyre rasteve janë raportuar nga Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët – Kozle, ndërsa sa i përket shpërndarjes moshore, numri më i madh i rasteve janë fëmijët nën moshën 4 vjeçare”, shkruan në njoftimin e ISHP-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button