Zyrtarët e lartë të Kroacisë votojnë rritje të rrogave të tyre për 80%

Qeveria kroate miratoi sot vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Me këtë vendim, të ardhurat mujore të presidentit Zoran Milanoviq, kryeministrit Andrej Plenkoviq dhe kryeparlamentarit Gordan Jandrokoviq do të rriten për 2500 euro duke filluar nga gushti.

Paga bazë e rreth 270 zyrtarëve do të rritet për 83.45 për qind, pra në vend të 516 eurove bruto të mëparshme, do të jetë 947 euro.

“Baza ka vite që nuk ka ndryshuar dhe ndërkohë kemi pasur rritje ekonomike dhe rritje të pagave në sektorin privat dhe në shërbimet civile, praktikisht në të gjitha segmentet. Në fillim të mandatit tonë të tretë, edhe kjo çështje duhej të ishte në rend dite. Po punojmë në kushte ku për 13 tremujorë radhazi kemi rritje të PVB-së dhesi  asnjëherë më pak papunësi”, tha Plenkoviç.

Sipas përllogaritjeve të reja, Plenkoviç do të ketë pagë 5535 euro, ndërsa Milanovic 6074 euro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button