4 muaj pa paga – Komuna e Tetovës do t’i paguajë pagat e punonjësve të NPK-së

Përplasje në Këshillin e Komunës së Tetovës për ndihmën financiare ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale. Punonjësit nuk kanë marrë për 4 muaj me radhë pagat ndërsa nuk kanë as sigurim shëndetësor e pensional, shkruan Alsat.

Opozita akuzoi pushtetin se nuk ka një raport të detajuar se përse jepen këto para. Kreu i këshilli nga ana tjetër thotë se këshilltarët e opozitës refuzojnë të votojnë vendimin që ishte edhe kërkesë e tyre para pak kohësh.

“E rëndësishme është të theksohet kërkesa e NPK Tetova, që kërkon subvencionim rreth 69 milionë denar apo 126.000 euro. Këtë kërkesë NPK e ka bërë pa dorëzuar dokumentacionin e detajuar për realizimin e shpenzimeve dhe pa asnjë plan financiar për destinim e mjeteve. Kjo ngre dyshime të qarta dhe serioze për keqpërdorim të mjeteve. Andaj ne si këshilltarë të BDI-së në komunën e Tetovës, pa dashur të jemi pjesë e kësaj hajnie në mënyrë demonstrative lëshuam seancën”, tha Liridon Disha, Këshilltar i BDI-së.

“E patë reagimin e opozitarëve që nuk ishte aspak normale. Në njërën anë vajtojnë se nuk paguhen pagat, nga ana tjetër lëshojnë seancën kur sjellim vendim për t’ua paguar pagat, vetëm e vetëm që të deomonstrojnë një nivel të ulët të politikës ditore”, u shpreh Naim Ismaili, Kryetar i këshillit komunal Tetovë.

Si pasojë e borxheve të akumuluara në ndërmarrjen Publike Komunale-Tetova, mbi 130 punëtorë që janë angazhuar në këtë drejtori për katër muaj radhazi janë pa rroga dhe pa sigurime shëndetësore.

Komuna e Tetovës, do të subvencionojë këtë ndërmarrje me një shumë prej një milion euro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button