RMV e treta në Evropë për vdekshmëri nga armët e zjarrit

Shumica e vendeve evropiane janë të njohura për ligjet e tyre strikte për armët. Portali i statistikave Landgeist ka publikuar një analizë të bazuar në të dhëna të shkallës së vdekjeve nga armët në të gjithë Evropën.

Sipas raportit, shkalla e vdekjeve nga armët e zjarrit është më e larta në Turqi (18.16), Shqipëri (15.20) dhe Maqedoni (12.25 raste për milion banorë). Shkalla e vdekjeve nga armët në Evropë është më e lartë në lindjen e largët dhe juglindjen e Evropës.

Normat më të ulëta mund të vërehen në Britaninë e Madhe (0.66), Islandë (0.87) dhe Norvegji (0.92). Është interesante se këto tre vende (përfshirë Irlandën) janë të vetmet vende në Evropë ku policia nuk mban armë.

Çdo vend në Amerikën Veriore dhe Jugore, përveç Kanadasë dhe Kubës, ka një shkallë më të lartë të vdekjeve nga armët sesa Turqia. Për krahasim, shkalla e vdekjeve nga armët në SHBA është 41.69 për milion.

Të dhëna të tilla janë nga Instituti Ndërkombëtar për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit me bazë në Universitetin e Seattle.

“Landgeist” thekson se shkalla e vdekjeve i referohet periudhës para luftës në Ukrainë dhe nuk përfshin vetëvrasjet me armë zjarri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button