35 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Ibrahimi: S’ka më “Mure”, jemi në rrugë të mbarë

Me rastin e 35 vjetorit të rënies së murit të Berlinit, kreu i Alternativës, Zeqirija Ibshimi ka shkruar se edhe rajoni e ka tjekaluar monizmin dhe në rrugë të mbarë të integrimit.

“Rënia e Murit të Berlinit, 35 vjet më parë, shënoi edhe rënien e perdes së hekurt të njëmendësisë moniste dhe krijimin e mundësisë së një bote pluraliste, demokratike dhe të integruar.

Sot, tre dekada më vonë, edhe rajoni ynë e ka tejkaluar “Murin” dhe është në rrugë të mbarë të integrimit në Bashkimin Europian.
Ne vazhdojmë të besojmë se ka përfunduar bota e mureve dhe është koha e botës së urave”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button