35 vjeçarin në Çair e kishin plagosur të burgosur me leje të përkohshme nga burgu

SPB – Shkup  zbardhi plagosjen e djeshme në afërsi të komunës së Çairit, ku nga të shtënat me armë zjarri u plagos në këmbë një 35 vjeçar nga Shkupi.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të gjera nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup – Njësiti për krime të dhunshme, në koordinim me “Safe City” Shkup, si dhe PTHP Shkup, gjatë të cilave janë konstatuar të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjen penale edhe atë: L.A. (32) dhe I.T. (30), të cilët janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm, si dhe A.R. (29) dhe M.I. (32), persona të dënuar në vuajtje të dënimit me burg në Idrizovë, të cilët më datë 14.10.2024, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë shfrytëzuar daljen nga burgu i Idrizovës, në bazë të angazhimit në punë”.

Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë, janë bërë teste të barutit, janë siguruar video incizimet nga “Safe City”, dhe është konfiskuar automjeti me të cilin njëri prej autorëve ka mbërritur në vendngjarje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button