3 shqiptarë të plagosur nga të shtënat me armë në Belgjikë

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri që tronditën qytetin belg të Antwerp, pasditen e të mërkures.

Ngjarja u regjistrua në një apartament në lagjen Jesus, në zemër të qytetit belg, pranë urë Kipdorp & Sint-Jacobsmarkt.

Mësohet se protagonist ka qenë një grup shqiptarësh, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur, raporton albinfo.ch.

Policia belge ka arrestuar 4 persona që akuzohen për ngjarjen, ndër të cilët 3 ishin shqiptarët e plagosur. Të gjithë të ndaluarit janë të moshës 23 deri në 38 vjeç, por ende nuk janë publikuar identitetet e tyre të plota.

Ndërtesa në rrugën Jesus ku ka ndodhur ngjarja njihet si rezidencë për evropianolindorët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë. Pak vite më parë, në rrugën Jesus u kap një bandë shqiptare droge që furnizonte qendrën e qytetit me kokainë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button