271 gjoba për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.04.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 271 shoferë.
Prej tyre 19 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 78 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 193 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia bën thirrje për respektimin e rregullave të komunikacionit për rrugë më të sigurta.



