26 vende të BE-së bëjnë thirrje për pauzë të menjëhershme humanitare në Gaza

26 nga 27 vendet e BE-së bëjnë thirrje për “një pauzë të menjëhershme humanitare që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm” në Gaza, u tha gazetarëve të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Borrell shtoi se 26 ranë dakord të “kërkojnë një pauzë të menjëhershme humanitare që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm, në lirimin e pakushtëzuar të pengjeve dhe në ofrimin e ndihmës humanitare”.
Borrell nuk tha se cili vend i vetëm i BE-së nuk ishte dakord me të ketë një armëpushi, por diplomatët thonë se Hungaria bllokoi një deklaratë të ngjashme disa ditë më parë.



