220 gjoba për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.04.2024), ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 220 drejtues mjetesh.
Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 96 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 124 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.



