207 sanksione për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.03.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 207 drejtues mjetesh.
Prej tyre, gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 76 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 131 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njofton policia. U bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.



