19-vjeçari Antonelli e fiton garën e Formula 1 në Kinë

Tinejxheri Kimi Antonelli e shënoi fitoren e parë në Formula 1, ndërsa bashkë me George Russelin siguruan fitore dominuese të Mercedesit në garën për Çmimin e Madh të Kinës.

Italiani 19-vjeçar është bërë ngasësi i dytë më i ri me fitore në Formula 1. Një ditë më parë ai u bë më i riu që siguroi “pole-position”.
Të dielën, Antonelli zhvilloi garë të sigurt, ndonëse për pak kohë humbi kryesimin nga Lewis Hamiltoni i Ferrarit.

Vetëm Max Verstappen ka fituar në Formula 1 në moshë më të re se Antonelli. Ai kishte triumfuar në Spanjë në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare.

Antonelli u përpoq të mbante lotët dhe mezi foli gjatë intervistës pas garës, duke e kuptuar madhështinë e momentit.

Vendi i dytë i mundësoi Russellit që të mbante pozitën e parë në renditjen e përgjithshme, me katër pikë më shumë se Antonelli.

Pas tyre, Hamiltoni dhe ngasësi tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc zhvilluan duel interesant.

Ata ndërruan pozicionet disa herë, përpara se Hamiltoni më në fund të siguronte vendin e tretë dhe daljen e parë në podium për Ferrarin, që kur iu bashkua kësaj skuderie në fillim të sezonit të kaluar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button