177 gjoba për këmbësorë

Gjatë ditës së djeshme, (21.03.2024) Ministria e Punëve të Brendshme ka sanksionuar 177 klmbësore që kanë bërë shkelje në trafik. Nga të cilët, 139 për kalimin e rrugës jashtë vendeve të shënuara për këmbësorë.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 131 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik.
Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në një vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurt”, raporton MPB.