17 vjet burg dhe dëbim nga Maqedonia u shqiptuan sot ndaj të akuzuarit për vrasje, Kadir Kara

Me 17 vjet burg dhe masën e dëbimit të të huajit nga territori i Maqedonisë përfundon aktgjykimi i shpallur sot nga Gjykata Themelore e Shtipit.
Vendimi është marrë pasi i akuzuari ka dhënë deklaratë për pranimin e fajësisë për veprën penale vrasje dhe mbajtje të paautorizuar të armës. Pas vuajtjes së dënimit me burg, i akuzuari Kadir Kara do të dëbohet nga vendi, sqarojnë nga gjykata.



