16-vjetori i pavarësisë, Osmani: Sot shënojmë të arriturën më të madhe të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e pavarësisë.
Osmani para mediave deklaroi se sot shënohet e arritura më e madhe e popullit të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Sot shënojmë të arriturën më të madhe të popullit tonë, shënojmë ditën kur shtetin ynë u shpall i pavarur, sovran, i lirë e demokratik. Këto 16 vjet Kosova ka bërë hapa shumë të rëndësishëm, dua t’i uroj të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që dhanë jetën e tyre”, theksoi presidentja.
Osmani kujtoi edhe ish presidentin Ibrahim Rugova, familjen Jashari dhe të gjithë ushtarët e rënë për liri.



