153 shoferë të sanksionuar në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor të kuq, katër sanksione për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.



