135 familje të prekura nga termeti në Durrës bëhen me shtëpi

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se 135 familje të dëmtuara nga tërmeti janë bërë me shtëpi të reja.

Përmes një postimi në Facebook, ai ndau një video të ambientit në lagjen 17 në Durrës.

“Apartamentet e reja në lagjen 17 në Durrës, e rilindur nga e para ku 135 familje të dëmtuara nga tërmeti hynë në shtëpitë e tyre të reja, rindërtuar me të gjithë parametrat e infrastrukturës nga rrugët e brendshme të asfaltuara, tek ndriçimi dhe hapësirat e gjelbra”, ka shkruar Rama.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button