11 vjet burg për motoristin Faton Luri që përplasi për vdekje këmbësorin në Shkup

Gjykata Themelore Penale Shkup e dënoi Faton Lurin me 11 vjet burg për tragjedinë në komunikacion që ndodhi më 1 korrik 2025 në shtegun për këmbësorë në bregun e lumit Vardar në Shkup.
Luri duke drejtuar motoçikletë “Kawasaki” pa patentë shoferi dhe pa helmetë mbrojtëse, goditi këmbësorin Jugosllav Nikollovski (68 vjeç), i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Pas goditjes, i akuzuari nuk u ndal për t’i ofruar ndihmë viktimës, por u largua nga vendi i aksidentit dhe ishte në arrati për dy ditë. Pas arrestimit të tij, procedura penale përfundoi me vendimin e sotëm – 11 vjet burg efektiv.



