11 të vrarë nga 3 sulme amerikane ndaj mjeteve detare të lidhura me ‘trafik droge’ në Paqësor dhe Karaibe

Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) ka bërë të ditur se forcat amerikane vranë 11 persona në tre sulme që shënjestruan mjete detare në Paqësorin Lindor dhe në Karaibe, njoftoi, transmeton Anadolu.
“Forca e Përbashkët Operative kreu tre sulme vdekjeprurëse kinetike ndaj tre mjeteve detare të operuara nga organizata të shpallura terroriste”, shkroi SOUTHCOM në rrjetin social amerikan X, duke shtuar se operacionet u drejtuan nga komandanti i SOUTHCOM-it, gjenerali Francis Donovan.
Sipas komandës, inteligjenca konfirmoi se mjetet po lëviznin përgjatë “rrugëve të njohura të trafikimit të drogës dhe ishin të përfshira në operacione të trafikimit të drogës”.
Katër persona u vranë në secilin prej dy mjeteve të para në Paqësorin Lindor, ndërsa tre të tjerë u vranë në mjetin e tretë në Karaibe.
Sipas deklaratës, asnjë personel amerikan nuk u dëmtua gjatë operacioneve.



