10 tonë kokainë me destinacion Evropën kapen mes bananeve

Autoritetet në Republikan Domenikane bëjnë me dije se kanë konfiskuar sasinë me të madhe të kokainës në vend, e cila kishte si destinacion vendet e Evropës.
E kamufluar sërish në një ngarkesë banane, zyrtarët gjetën mes arkave 9,500 kg drogë të pastër në portin e kryeqytetit Santo Domingo.
Sipas vlerësimeve paraprake, droga arrinte vlerën e 250 milionë dollarëve, teksa deri në këto momente, 10 persona janë vënë në pranga.
Një raport i vitit të kaluar zbuloi se përdorimi i kokainës po rritet në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Francën dhe Spanjën.
Evropa përbënte 21% të përdoruesve të kokainës në botë në vitin 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara .
Provat sugjerojnë se përdorimi i drogës po sjell pasoja të rënda shëndetësore , me të dhënat e fundit që tregojnë se vdekjet nga helmimi nga droga në Angli dhe Uells arritën nivelin më të lartë në 30 vjet, të nxitur nga një rritje prej 30% e vdekjeve nga kokaina.