1 milion palestinezë të bllokuar në jug të Gazës, Izraeli vret 25 civilë vetëm të premten

Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, thotë se një milion njerëz të zhvendosur në Gazën jugore janë “të bllokuar pa ujë të pastër apo kanalizime” dhe “niveli i shkatërrimit është tronditës”.
Burime mjekësore thonë për Al Jazeera se 25 palestinezë u vranë në Gaza të premten. Një foshnjë ishte në mesin e atyre që u raportuan të vrarë në sulmet gjatë natës në lagjet Tuffah dhe Shujayea të qytetit të Gazës, ku 14 njerëz vdiqën dhe dhjetëra u plagosën.