1.2 mld dollarë, SHBA lajmëron paketën përfundimtare të armëve të reja për Ukrainën
Administrata Biden do të lajmërojë ditët në vijim paketën e saj përfundimtare të Iniciativës për Asistencën e Sigurisë në Ukrainë duke përdorur fondet e mbetura për të blerë armë të reja.
Paketa përmban përgjues të mbrojtjes ajrore dhe municione artilerie. Paketa do të jetë rreth 1.2 miliardë dollarë, sipas disa burimeve.
Sipas USAI, paisjet ushtarake blihen nga industria e mbrojtjes ose partnerët në vend që të merren nga stoqet amerikane, që do të thotë se mund të duhen muaj ose vite për të arritur në fushë beteje.
Paketa e USAIT mund të jetë ndër hapat e fundit që Shtetet e Bashkuara marrin për të ofruar mbështetje drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën, ndërsa Kievi përgatitet për rikthimin e presidentit të rizgjedhur Donald Trump i cili vuri në dyshim ndihmën ushtarake dhe zotimin për përfundimin e luftës.