1.117 punonjës të institucioneve shëndetësore do të marrin vendime pune, tha Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një konferencë për media të mbajtur pas seancës së Qeverisë e publikoi miratimin për punësim me orar të pacaktuar në objektet shëndetësore për 1.117 persona.
“Mjekët tanë dëshmuan se mund të realizojnë operacionet më të komplikuara, të cilat nuk kanë qenë. Për këtë shkak të gjithë mjekët e rinj të cilët punojnë me marrëveshje do të ngelin në institucionet shëndetësore publike në të cilat punojnë dhe e realizojnë detyrën e tyre. Me këtë ndryshim shpresoj se do të jenë të kënaqur punëtorët shëndetësor, sepse me punëtor të kënaqur shëndetësor do të kemi edhe pacientë të kënaqur”, tha Kovaçevski.
Ai tha se në Qeveri kanë qenë të vetëdijshëm për mungesën e kuadrit në mjekësi, dhe për këtë shkak kanë bërë përpjekje që të mbulohen mungesat.



