(VIDEO) Gazi lotsjellës kundër protestuesve, përfundon në xhaminë e Namazgjasë

Partia Demokratike ka vijuar edhe sonte me protestën e katërt kundër qeverisë që po mbahet përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për këtë protestë.
Pas mbërritjes përballë Kuvendit protestuesit kanë nisur hedhjen e molotovëve, ndërkaq si pasojë policia është përgjigjur me gaz lotsjellës i cili është shpërndarë edhe në hapësirat e xhamisë së Namazgjasë ku po falet namazi i teravisë.
Efektet e gazit lotsjellës kanë prekur shumë besimtarët të cilët kanë qenë prezent në hapësirat e jashtme të xhamisë duke u bërë gati për namaz.



