# Alfax > Alfax mk ## Posts - [Mexhiti: Sondazhi konfirmon mbështetjen për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it](https://alfax.mk/mexhiti-sondazhi-konfirmon-mbeshtetjen-per-qeverisjen-me-duar-te-pastra-te-vlen-it/): Kryetari i Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas publikimit të një sondazhi të fundit, duke theksuar se rezultatet pasqyrojnë mbështetjen e qytetarëve për qeverisjen e kësaj force politike. Në një status publik, Mexhiti vlerësoi se sondazhi dëshmon përkrahjen ndaj politikave të ndjekura nga VLEN, duke theksuar luftën kundër korrupsionit dhe investimet e realizuara. “Sondazhi i sotëm pasqyron qartësisht mbështetjen popullore për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it.” Ai shtoi se përkrahja qytetare lidhet drejtpërdrejt me rezultatet konkrete në disa fusha kyçe, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe investimet në infrastrukturë dhe shëndetësi. “Mbështetja … - [(VIDEO) Fenomen i jashtëzakonshëm në Australi: Qielli i kuq, pamje apokaliptike pas ciklonit Narelle](https://alfax.mk/video-fenomen-i-jashtezakonshem-ne-australi-qielli-i-kuq-pamje-apokaliptike-pas-ciklonit-narelle/): Një fenomen i jashtëzakonshëm natyror ka mbuluar Australia, duke kthyer qiellin në të kuqe të dendur dhe duke transformuar ditën në një pamje thuajse apokaliptike. Ngjarja ndodhi të premten, kur cikloni Narelle solli masa të mëdha pluhuri drejt Australisë Perëndimore, duke errësuar diellin dhe duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë. Ajri u mbush me grimca, ndërsa qytetet dhe fshatrat përreth u zhytën në një dritë të kuqërremtë që i dha peizazhit një atmosferë të pazakontë. Pamjet e publikuara tregojnë një ambient që duket sikur ka dalë nga një film apokaliptik, me ngjyra intensive dhe një qiell që nuk i ngjan asnjë dite … - [22 të vdekur pasi një varkë migrantësh shpëtohet pranë një ishulli grek](https://alfax.mk/22-te-vdekur-pasi-nje-varke-migrantesh-shpetohet-prane-nje-ishulli-grek/): Njëzet e dy persona u raportuan të vdekur pasi një varkë migrantësh u shpëtua pranë ishullit grek të Kretës, transmeton Anadolu. Sipas transmetuesit publik ERT, anija u pikas dje herët nga agjencia kufitare Frontex e BE-së dhe 26 personat në bord u transferuan në portin Kaloi Limenes. Të mbijetuarit thanë se në bord ndodheshin 48 persona kur varka u nis nga Libia gjashtë ditë më parë. Teksa anija është endur për ditë të tëra për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, 22 persona humbën jetën gjatë udhëtimit, ndërsa trupat e tyre u hodhën në det. Dy persona të dyshuar … - [Trump shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: Raport](https://alfax.mk/trump-shqyrton-terheqjen-e-trupave-amerikane-nga-gjermania-raport/): Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania, një opsion që administrata e tij e ka konsideruar që nga marrja e detyrës vitin e kaluar, transmeton Anadolu. Sipas The Telegraph, burime pranë administratës thanë se “frustrimi që kemi pasur me evropianët ka qenë shumë real”, duke shtuar se “çdo vend që nuk paguan 5 për qind nuk duhet të lejohet të votojë për shpenzimet e ardhshme në NATO”. Të gjithë anëtarët e NATO-s aktualisht ndajnë të paktën 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, një objektiv i vendosur në vitin 2014. Shefi i … - [Lufta SHBA-Iran: Vance mohon praninë afatgjate, thotë se çmimet e karburantit do të ulen](https://alfax.mk/lufta-shba-iran-vance-mohon-pranine-afatgjate-thote-se-cmimet-e-karburantit-do-te-ulen/): Derisa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në muajin e dytë, zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, dha garanci se SHBA-ja nuk ka plane për të qëndruar në Iran për një periudhë të zgjatur pas operacioneve ushtarake, transmeton Anadolu. Duke folur për gazetarin e pavarur Ben Johnson, Vance theksoi se përfshirja ushtarake amerikane është e kufizuar dhe e përkohshme. Ai tha se SHBA-ja do të përmbushë objektivat e saj shpejt dhe do të tërhiqet. “Presidenti ka qenë shumë i qartë për këtë, se nuk jemi të interesuar të qëndrojmë në Iran një vit më vonë apo dy vite më vonë”, tha Vance. … - [Rubio: Konflikti mbyllet në pak javë! Ministrat e G7 kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve](https://alfax.mk/rubio-konflikti-mbyllet-ne-pak-jave-ministrat-e-g7-kerkojne-ndalimin-e-menjehershem-te-sulmeve/): Shtetet e Bashkuara presin që ta përmbyllin operacionin e tyre ushtarak në Iran brenda javësh. Kështu u shpreh sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio pas një takimi me ministrat e G7. “Jemi para afatit të planifikuar, presim që ta përmbyllim, është çështje javësh, jo muajsh. Ne do ta shkatërrojmë marinën e tyre, forcën ajrore, aftësinë e tyre për të prodhuar raketa dhe dronë… dhe do t’i zvogëlojmë ndjeshëm lëshuesit e raketave. Ne mund t’i arrijmë të gjitha objektivat tona pa asnjë ushtar në terren, ky nuk do të jetë një konflikt i zgjatur”, tha Marco Rubio, sekretar. Komentet e Rubios vijnë në kohën kur Irani paralajmëroi … - [Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç](https://alfax.mk/indonezia-ndalon-rrjetet-sociale-per-femijet-nen-16-vjec/): Indonezia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për rreth 70 milionë fëmijë nën moshën 16 vjeç që nga sot. Platforma të tilla si YouTube, Tiktok, Facebook, Instagram, Threads, X, Bigo Live dhe Roblox do të duhet të çaktivizojnë llogaritë e të miturve ose të rregullojnë kufizimet e moshës, raportoi “Figaro”. Ministrja e Komunikacionit e Indonezisë, Meutja Hafid, paralajmëroi se “nuk kishte vend për kompromis” dhe se shkeljet e rregulloreve do të ndëshkoheshin me gjoba ose pezullimin e llogarive. Tiktok tashmë i ka rregulluar llogaritë e tij, ndërsa platformat e tjera duhet të zbatojnë ligjin. Vendimi i Indonezisë ndjek shembullin e … - [3 gazetarë vr.iten në një sulm ajror izraelit në qytetin Jezzine në jug të Libanit](https://alfax.mk/3-gazetare-vr-iten-ne-nje-sulm-ajror-izraelit-ne-qytetin-jezzine-ne-jug-te-libanit/): Tre gazetarë kanë vrarë pasi një sulm ajror izraelit goditi automjetin me të cilin po udhëtonin pranë qytetit Jezzine në jug të Libanit. Sipas një korrespondenti të Anadolu, të vrarët janë korrespondentin e Al-Manar TV, Ali Shuaib, korrespondenten e Al-Mayadeen, Fatima Fatouni, si dhe një kameraman. Ushtria izraelite pranoi vrasjen e Ali Shuaib, por nuk komentoi mbi vdekjen e dy gazetarëve të tjerë. Më herët, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se një sulm ajror izraelit kishte shënjestruar një makinë në rrugën Al-Barad në Jezzine, pa dhënë detaje të mëtejshme. Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe bombardime me … - [Mickoski: Jo zgjedhje të parakohshme parlamentare, duhet t’i përkushtohemi reformave](https://alfax.mk/mickoski-jo-zgjedhje-te-parakohshme-parlamentare-duhet-ti-perkushtohemi-reformave/): Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria nuk ka ndërmend të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë këtij viti dhe se mbetet e përkushtuar ndaj ciklit të rregullt zgjedhor në vitin 2028. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me sondazhet aktuale dhe marrëdhëniet politike, Mickoski theksoi se, edhe pse politikisht do të ishte e leverdishme të shkohej në zgjedhje të parakohshme pas fitores bindëse në zgjedhjet lokale, ai nuk e konsideron këtë si një veprim të drejtë dhe shtetëror. “Kam thënë se këtë vit nuk kemi ndërmend të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare; qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta … - [Shtatëvjeçari i paralizuar nga një sulm izraelit lufton për t’u rikuperuar në Gaza](https://alfax.mk/shtatevjecari-i-paralizuar-nga-nje-sulm-izraelit-lufton-per-tu-rikuperuar-ne-gaza/): Shtatëvjeçari Yusuf Jamil Awad, i cili mbeti pjesërisht i paralizuar pas një sulmi izraelit, po përpiqet të “jetojë fëmijërinë e tij” në Deir al-Balah të Gazës. Yusuf u plagos gjatë një sulmi ndërsa po ecte me nënën e tij drejt tregut. Nëna e tij humbi jetën në sulm, ndërsa ai pësoi një dëmtim në shtyllën kurrizore që e la të varur nga karroca me rrota. Tani, duke jetuar në kampin e refugjatëve Bureij, Yusuf mbështetet tek babai dhe motra e tij për kujdesin e përditshëm, ndërsa përballet me pasojat afatgjata të plagëve të tij. Ai nuk mund të ecë, të … - [Presidenti iranian u bën thirrje vendeve të rajonit të mos lejojnë “armiqtë të zhvillojnë luftën” nga territoret e tyre](https://alfax.mk/presidenti-iranian-u-ben-thirrje-vendeve-te-rajonit-te-mos-lejojne-armiqte-te-zhvillojne-luften-nga-territoret-e-tyre/): Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë “armiqtë të zhvillojnë luftën” nga territoret e tyre nëse “duan zhvillim dhe siguri”, transmeton Anadolu. “E kemi thënë shumë herë se Irani nuk kryen sulme parandaluese, por do të kundërpërgjigjet fuqishëm nëse infrastruktura ose qendrat tona ekonomike goditen”, shkroi Pezeshkian në rrjetin social amerikan X. Duke iu drejtuar vendeve të rajonit, presidenti iranian tha: “Nëse doni zhvillim dhe siguri, mos lejoni që armiqtë tanë ta zhvillojnë luftën nga tokat tuaja”. Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli … - [Sulmi SHBA-Izrael godet kompleksin e metanolit në provincën Bushehr të Iranit](https://alfax.mk/sulmi-shba-izrael-godet-kompleksin-e-metanolit-ne-provincen-bushehr-te-iranit/): Një sulm i përbashkët i SHBA-së dhe Izraelit ka shënjestruar një kompleks industrial për prodhimin e metanolit në portin Dayyer, në provincën Bushehr të Iranit, transmeton Anadolu. Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se dy predha goditën skelën e impiantit petrokimik të metanolit “Kaveh” në zonën Dayyer, duke shkaktuar dëme në dhomën e kontrollit të skelës. Raportet fillestare tregojnë se nuk ka pasur dëme në objektet e prodhimit të metanolit dhe se njësitë kryesore të kompleksit vazhduan të funksionojnë pa ndërprerje. Sipas agjencisë, nuk janë raportuar viktima nga sulmi. SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga … - [Media iraniane: Sulmet SHBA-Izrael godasin disa zona banimi dhe civile në Iran](https://alfax.mk/media-iraniane-sulmet-shba-izrael-godasin-disa-zona-banimi-dhe-civile-ne-iran/): Mediat iraniane raportuan se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit goditën disa zona banimi, duke vrarë më shumë se një duzinë njerëzish gjatë natës. Sulmet mbi zonat e banuara në Boruxherd, një qytet në provincën perëndimore të Lorestanit, vranë “shtatë persona dhe plagosën 36 të tjerë”, citoi agjencia e lajmeve Fars një zyrtar provincial, Ghodratollah Valadi. Sulme të ngjashme në qytetin veriperëndimor të Zanjanit vranë të paktën pesë persona dhe plagosën shtatë të tjerë, sipas ISNA, duke cituar zëvendësguvernatorin politik të qytetit, Ali Sadeghi. - [Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për vdekjet në protestat e shtatorit](https://alfax.mk/arrestohet-ish-kryeministri-i-nepalit-per-vdekjet-ne-protestat-e-shtatorit/): Ish-kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli, u arrestua të shtunën, ndërsa policia po heton nëse ai ishte neglizhent në dështimin për të parandaluar dhjetëra vdekje gjatë protestave anti-korrupsion të Gjeneratës Z shtatorin e kaluar, thanë zyrtarët. Ministri i tij i Brendshëm, Ramesh Lekhak, u arrestua gjithashtu. Ata u arrestuan një ditë pasi reperi i shndërruar në politikan Balendra Shah u betua si kryeministër dhe pas një rekomandimi javën e kaluar nga një panel nepalez që hetonte dhunën gjatë protestave, se ata duhet të ndiqen penalisht për neglizhencë. 76 persona u vranë në dy ditë trazirash, të cilat çuan në dorëheqjen e Olit. … - [27 vjet nga masakra e Izbicës, kur forcat serbe masakruan 147 burra](https://alfax.mk/27-vjet-nga-masakra-e-izbices-kur-forcat-serbe-masakruan-147-burra/): Sot bëhen 27 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës. Familjarë dhe përfaqësues të institucioneve po bëjnë homazhe. Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë, është po ashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë. “27 vjet më parë, 147 civilë të … - [SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes luftës së vazhdueshme me Iranin](https://alfax.mk/shba-vendos-aeroplanmbajtesen-e-trete-ne-lindjen-e-mesme-mes-luftes-se-vazhdueshme-me-iranin/): Grupi goditës i aeroplanmbajtëses USS George H.W. Bush është nisur nga Norfolk në Virxhinia drejt Lindjes së Mesme mes luftës së vazhdueshme SHBA-Izrael kundër Iranit, transmeton Anadolu. Kjo lëvizje që mund të rrisë në tre numrin e aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon u raportua nga ABC News, e cila citoi zyrtarë amerikanë. Sipas mediumit, grupet goditëse të aeroplanmbajtëseve USS Gerald R. Ford dhe USS Abraham Lincoln mbeten të dislokuara në mbështetje të operacioneve amerikane në Lindjen e Mesme. Megjithatë, USS Gerald R. Ford aktualisht ndodhet në Kretë, duke iu nënshtruar riparimeve pas një zjarri të fundit në bord. - [Zbulohet motivi, viktima dhe autori i vrasjes në Ohër](https://alfax.mk/zbulohet-motivi-viktima-dhe-autori-i-vrasjes-ne-oher/): Është zbuluar identiteti i autorit dhe viktimës së vrasjes së djeshme në Ohër. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka zbardhur vrasjen e një 76-vjeçari nga Ohri, trupi i pajetë i të cilit u gjet dje në mëngjes në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva” në Ohër. Bëhet fjalë për Klime Mitrevski (sipas Ohrid1), ndërsa motivi dyshohet të jetë një pronë me vlerë mbi një milion euro në qendrën e vjetër të Ohrit, pas një kontrate të mëparshme për përkujdesje të përjetshme. Autori është identifikuar dhe arrestuar menjëherë pas kryerjes së krimit. Për vrasjen dyshohet Zharko Grozdanoski nga … - [Rusia do të ndalojë eksportet e benzinës nga prodhuesit vendas nga 1 prilli](https://alfax.mk/rusia-do-te-ndaloje-eksportet-e-benzines-nga-prodhuesit-vendas-nga-1-prilli/): Zv/kryeministri rus, Alexander Novak, ka bërë të ditur se Rusia do të ndalojë eksportet e benzinës nga prodhuesit vendas duke filluar nga 1 prilli, në mes të krizës në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu. Qeveria ruse njoftoi se Novak zhvilloi një takim me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë, Shërbimit Federal Antimonopol, Bursës së Shën Petersburgut dhe kompanive të industrisë. Duke cituar dy burime të njohura me çështjen, agjencia shtetërore e lajmeve Tass raportoi se masa u miratua pas takimit dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 korrik, me qëllim stabilizimin e çmimeve të karburantit në tregun vendas. Gjatë … - [Kryediplomati turk: Sulmet e paligjshme ndaj Iranit po e shtyjnë rajonin drejt një lufte më të gjerë](https://alfax.mk/kryediplomati-turk-sulmet-e-paligjshme-ndaj-iranit-po-e-shtyjne-rajonin-drejt-nje-lufte-me-te-gjere/): Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se “sulmet e paligjshme” ndaj Iranit po e shtyjnë rajonin drejt pragut të një lufte më të gjerë, të nxitura nga “përshkallëzimi i pandërprerë izraelit”, raporton Anadolu. Duke folur në hapjen e ditës së dytë të Samitit Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik (STRATCOM) 2026 në Stamboll, Fidan tha refuzojnë “çdo skenar që i tërheq vendet rajonale në një konflikt shkatërrues”. “Veprimet iraniane që prekin vendet e Gjirit mbartin pikërisht këtë rrezik. Të jemi të qartë. Kjo mund të jetë lufta e zgjedhur e Izraelit, por e gjithë bota po paguan … - [VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë](https://alfax.mk/vlen-marreveshja-e-durmishit-nje-fitore-e-madhe-per-cdo-punetor-ne-administrate/): Në një kohë kur dinjiteti i punës shpesh vihet në sprovë, çdo hap drejt respektimit të punëtorit është më shumë se vendim, është deklaratë vlere, është orientim i një shoqërie drejt drejtësisë dhe barazisë. Sot, kjo filozofi po merr formë konkrete përmes nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive historike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, të udhëhequr me vizion dhe vendosmëri nga ministri Besar Durmishi. Kjo marrëveshje nuk është vetëm një dokument formal, ajo është një kthesë epokale për dinjitetin e punëtorit, një standard i ri për drejtësi sociale dhe një dëshmi konkrete se kur ka vullnet politik, rezultatet janë të prekshme … - [35% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është me mbipeshë](https://alfax.mk/35-e-popullsise-se-maqedonise-se-veriut-eshte-me-mbipeshe/): Rritja e peshës trupore përbën një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues në rritje si në botë ashtu edhe tek ne, duke prekur veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët. Të dhënat statistikore tregojnë se në vendin tonë prevalenca e obezitetit arrin në 30–35 për qind. Në këtë drejtim, është veçanërisht e rëndësishme funksionimi i qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në SPQ “8 Shtatori”. Këtë javë, në spitalin e Ohrit është hapur qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në rajonin jugperëndimor. “Bëhet fjalë për një sëmundje kronike serioze, e lidhur me mbi 200 komorbiditete, përfshirë … - [Franca prezanton paketë emergjente prej 80 milionë dollarësh kundër rritjes së çmimeve të energjisë](https://alfax.mk/franca-prezanton-pakete-emergjente-prej-80-milione-dollaresh-kunder-rritjes-se-cmimeve-te-energjise/): Qeveria franceze ka nisur një plan emergjent mbështetjeje prej 70 milionë eurosh (80 milionë dollarë) për të mbrojtur sektorët kyç nga një “krizë e paqëndrueshmërisë së çmimeve” e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu. Sipas qeverisë franceze, paketa synon sektorët e transportit, bujqësisë dhe peshkimit. Zyrtarët francezë thanë se kjo masë është thelbësore për të mbrojtur “sovranitetin ushqimor” të Francës dhe për të siguruar funksionimin normal të ekonomisë kombëtare. Sipas masave, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të transportit rrugor do të përfitojnë 50 milionë euro ndihmë, ekuivalente me një pagesë fikse prej 0.20 euro për litër. … - [Kundërpërgjigjja e Iranit vret 1 person pranë Tel Avivit dhe plagos 4 të tjerë](https://alfax.mk/kunderpergjigjja-e-iranit-vret-1-person-prane-tel-avivit-dhe-plagos-4-te-tjere/): Një person është vrarë dhe katër të tjerë kanë plagosur në zonat përreth Tel Avivit pas kundërpërgjigjes së Iranit që shënjestroi Izraelin qendror dhe jugor, transmeton Anadolu. Shërbimi i emergjencës Magen David Adom raportoi se një person u vra në zonën Gush Dan, e njohur si Tel Avivi i Madh. Në një deklaratë thuhet se fragmente raketash dhe copëza nga një raketë iraniane goditën disa zona brenda dhe rreth Tel Avivit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan në Tel Aviv, Ramat Gan dhe Givatayim. U shtua se dy persona u plagosën në Izraelin qendror, ndërsa dy të tjerë, të plagosur … - [Anketë: VLEN partia më e besueshme te shqiptarët, VMRO te maqedonasit](https://alfax.mk/ankete-vlen-partia-me-e-besueshme-te-shqiptaret-vmro-te-maqedonasit/): Portali MKD.mk dhe agjencia Market Vision publikuan sot një sondazh lidhur me rejtingun e partive politike dhe liderëve të tyre në Maqedoninë e Veriut. Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga data 2 deri më 18 mars, ja si qëndron rejtingu i partive në pyetjen se cilën do e votoni nëse do ketë zgjedhje: • VMRO-DPMNE kryeson me 24% • VLEN me 5.1% • LSDM me 4.9% • BDI me 4.8% • E majta 3.1% • ZNAM 2.1% Sondazhi u zhvillua me një mostër prej 1200 respondentësh, me metodën CATI. - [Sonte pas mesnate ndryshon ora, fillon llogaritja verore e kohës](https://alfax.mk/sonte-pas-mesnate-ndryshon-ora-fillon-llogaritja-verore-e-kohes/): Llogaritja verore e kohës fillon më 29 mars 2026, kur në orën 2 pas mesnate akrepat zhvendosen një orë përpara, pra drejtpërdrejt në orën 3. Kjo do të thotë se nata do të jetë më e shkurtër për një orë, ndërsa ditët do të bëhen më të gjata. Ndryshimi ndodh në natën mes së shtunës dhe së dielës dhe është pjesë e praktikës së rregullt që zbatohet në shumicën e vendeve evropiane, ku ora ndryshohet çdo vit në fundjavën e fundit të marsit. Me zhvendosjen e akrepave përpara, humbet një orë gjumë, por fitohet më shumë dritë natyrore gjatë orëve … - [Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit goditet nga disa sulme me dronë](https://alfax.mk/aeroporti-nderkombetar-i-kuvajtit-goditet-nga-disa-sulme-me-drone/): Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit është shënjestruar nga disa sulme me dronë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin e radarit, transmeton Anadolu. Abdullah Al-Rajhi, zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kuvajtit, tha për agjencinë e lajmeve KUNA se aeroporti “iu nënshtrua disa sulmeve me dronë, por nuk u raportuan viktima”. Al-Rajhi shtoi se sulmi shkaktoi “dëme të mëdha në sistemin e radarit të aeroportit,” duke theksuar se ekipet emergjente dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë ndaj incidentit. Prej gati një muaji, SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer një ofensivë ajrore ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe … - [Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë shënjestrohet në Iran](https://alfax.mk/universiteti-i-shkences-dhe-teknologjise-shenjestrohet-ne-iran/): Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Teheran është shënjestruar në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit, transmeton Anadolu. Agjencia e lajmeve Mehr raportoi se objekti u godit gjatë sulmeve, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare për viktima apo dëme. Më herët, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Teheranit si pjesë e operacioneve të përbashkëta me SHBA-në. Më 23 mars, Saeed Shemkadri, anëtar i stafit akademik në departamentin e inxhinierisë elektrike të universitetit, u vra kur shtëpia e tij u shënjestrua në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit. Prej gati një … - [Mungesa të karburantit dhe radhë të gjata godasin qytetin Derby në Mbretërinë e Bashkuar](https://alfax.mk/mungesa-te-karburantit-dhe-radhe-te-gjata-godasin-qytetin-derby-ne-mbreterine-e-bashkuar/): Radhë të gjata u formuan në pikat e karburantit, pasi ndikimi i konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme shkaktoi shqetësime të gjera për mungesën e karburantit dhe rritjen e çmimeve, raporton Anadolu. Kjo situatë vjen pas javësh paqëndrueshmërie në tregjet globale të naftës, pas një serie sulmesh të përbashkëta ushtarake nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit, që nisën më 28 shkurt 2026. Për gati një muaj, SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer një ofensivë ajrore ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe … - [Rrugëtimi i Kosovës drejt republikës së vërtetë](https://alfax.mk/rrugetimi-i-kosoves-drejt-republikes-se-vertete/): Rezistenca e Jasharajve do ta zgjojë Kosovën nga simulimi ku ishte mësuar të operojë, duke e shfaqur realitetin e zymtë në të cilin jetonin pjesa më e madhe e qytetarëve. Sakrifikimi i tyre do të kumbojë fuqishëm, duke shfaqur një realitet real, që nënkuptonte urinë, eksodin, dehumanizimin, dhembjen fizike, vdekjen dhe sakrificën për liri dhe për një republikë të vërtetë.  Shkruan: Xhelal NEZIRI, Tetovë Që nga Konferenca e Bujanit (1944) e deri te Kushtetuta e Kaçanikut (1990) Kosova ka jetuar në një gjendje të deluzionit politik e shoqëror. Shqiptarëve të saj u krijohej ndjesia e sovranitetit, ndërkohë që realiteti faktik … - [Zelenskyy: Po punojmë për të arritur një marrëveshje për furnizimet me naftë në Lindjen e Mesme](https://alfax.mk/zelenskyy-po-punojme-per-te-arritur-nje-marreveshje-per-furnizimet-me-nafte-ne-lindjen-e-mesme/): Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të premten se Kievi po punon për të arritur një marrëveshje me vendet në Lindjen e Mesme mbi furnizimet me naftë, lloji i karburantit që mungon më shumë në vend. Zelenskyy tha se Ukraina dhe Arabia Saudite kishin nënshkruar një marrëveshje mbi bashkëpunimin në mbrojtje që hedh themelet për kontratat e ardhshme, bashkëpunimin teknologjik dhe investimet. Ai shtoi se po diskutonte me ministrat e tij dhe Naftogaz, kompaninë kombëtare të prodhimit dhe shpërndarjes së gazit. “Para së gjithash, kjo ka të bëjë me naftën. Sepse rreth 90% e mungesës së mundshme është konkretisht naftë. Prandaj, … - [Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit](https://alfax.mk/irani-pranon-kerkesen-e-okb-se-per-kalim-te-sigurt-humanitar-permes-ngushtices-se-hormuzit/): Teherani ka rënë dakord me një kërkesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për kalimin e sigurt të anijeve humanitare përmes Ngushticës së Hormuzit, raportoi të premten media iraniane, transmeton Anadolu. “Irani pajtohet me kërkesën e OKB-së për kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë mallra humanitare përmes Ngushticës së Hormuzit”, raportoi gazeta Times of Tehran përmes platformës sociale amerikane X, duke cituar ambasadorin iranian në Gjenevë. Tensionet në rajon janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, duke shkaktuar më shumë se 1.340 viktima, përfshirë udhëheqësin … - [Fidan: Turqia synon parandalimin e "armiqësive të qëndrueshme" në Lindjen e Mesme, Izraeli pengesë për paqen](https://alfax.mk/fidan-turqia-synon-parandalimin-e-armiqesive-te-qendrueshme-ne-lindjen-e-mesme-izraeli-pengese-per-paqen/): Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, theksoi të premten rëndësinë e parandalimit të “armiqësive të qëndrueshme” në mes të luftës në Lindjen e Mesme, tarnsmeton Anadolu. Fidan tha për kanalin e lajmeve A Haber se qëllimi i Turqisë që nga fillimi ka qenë të parandalohet lufta, të ndalet nëse fillon, të parandalohet përhapja e saj dhe të mbahet Turqia jashtë konfliktit. “Qëllimi ynë numër një është të ndalojmë luftën. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që ajo të mos zgjerohet më tej. Është thelbësore që të mos përhapet në vende të tjera dhe të mos krijojë armiqësi dhe … - [Demografia, sfida më e madhe për sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut](https://alfax.mk/demografia-sfida-me-e-madhe-per-sistemin-arsimor-ne-maqedonine-e-veriut/): Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka publikuar strategjinë për gjashtë vitet e ardhshme, me të cilën njoftohet për reforma të gjera në sistemin arsimor në Maqedoni, raporton Dojçe Vele (DW). Risitë kryesore përfshijnë prezantimin e një viti arsimi parashkollor të detyrueshëm, një maturë shtetërore të ridizajnuar plotësisht me programe të reja për provimet dhe vlerësim të standardizuar, si dhe ndryshime të rëndësishme në arsimin e lartë, si një sistem të centralizuar digjital të regjistrimit dhe prezantimi i studimeve të shkurtra profesionale. Demografia: sfida më e madhe për sistemin arsimor Ndryshimet demografike janë ndër nxitësit më të fortë të strategjisë së … - [Vrasje në Ohër, MPB arreston të dyshuarin nga fshati Bërvenicë](https://alfax.mk/vrasje-ne-oher-mpb-arreston-te-dyshuarin-nga-fshati-bervenice/): Në Ohër është raportuar një rast vrasjeje, ku një person 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva”. Pas hetimeve fillestare, policia ka arrestuar një 53-vjeçar nga fshati Brvenicë e Tetovës, i dyshuar për kryerjen e krimit. Arrestimi është bërë pas një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet të ngrihet kallëzim penal. “Sot (27.03.2026) në orën 17:20, në fshatin Bërvenicë të Tetovës, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, pas urdhërarrestit qendror të shpallur më parë nga SPB Ohër, e kanë privuar nga … - [Arabia Saudite synon rrugë alternative për eksportin e naftës përmes portit Yanbu](https://alfax.mk/arabia-saudite-synon-rruge-alternative-per-eksportin-e-naftes-permes-portit-yanbu/): Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë, po përpiqet të përfitojë nga rrugët alternative të eksportit përmes portit Yanbu, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po pengon eksportet. E vendosur në bregdetin e Detit të Kuq, Yanbu është bërë një komponent kyç i strategjisë së mbretërisë për të siguruar dërgesa të pandërprera të naftës së papërpunuar, sipas të dhënave nga Kpler të publikuara të mërkurën. Porti është i lidhur me fushat e naftës në lindje të Arabisë Saudite përmes tubacionit Lindje-Perëndim, i gjatë 1.200 kilometra, duke mundësuar që nafta të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit. Para 28 shkurtit, … - [Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në](https://alfax.mk/pas-takimit-te-g7-es-gjermania-i-kerkon-iranit-te-angazhohet-ne-negociata-serioze-me-shba-ne/): Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje që Irani të angazhohet në negociata serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në përfundimin e luftës dhe për të ndalur bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, raporton Anadolu. Duke folur para gazetarëve në Francë pas takimit me partnerët e G7-ës, ministri Johann Wadephul tha se konflikti po ka ndikim të madh në ekonominë globale dhe se përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të shmanget. “Ne të gjithë jemi dakord se regjimi iranian do të bënte mirë të hynte në negociata serioze me Shtetet e Bashkuara. Ka shenja fillestare që japin arsye për … - [Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda "javësh, jo muajsh"](https://alfax.mk/operacioni-amerikan-ne-iran-pritet-te-perfundoje-brenda-javesh-jo-muajsh/): Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit pritet të përfundojnë “brenda disa javësh, jo muajsh”, dhe se Washingtoni mund t’i arrijë objektivat e tij “pa asnjë trupë tokësore”, transmeton Anadolu. “Ne jemi përpara afatit në atë operacion dhe presim ta përfundojmë në kohën e duhur, brenda disa javësh, jo muajsh. Përparimi po shkon shumë mirë”, u tha Rubio gazetarëve para se të largohej nga Franca, ku mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G7-ës. Ai shtoi se Washingtoni është afër arritjes së objektivave të tij dhe “përfundimit të asaj detyre”. “Ky … - [Erdogan: Çmimin e “luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme” po e paguan "gjithë njerëzimi"](https://alfax.mk/erdogan-cmimin-e-luftes-se-pakuptimte-te-paligjshme-dhe-te-panevojshme-po-e-paguan-gjithe-njerezimi/): Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se çmimi i “luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme që po trondit rajonin tonë” po paguhet jo vetëm nga palët në konflikt, por nga “gjithë njerëzimi”, raporton Anadolu. Erdogan i bëri këto komente gjatë një Takimi të Strategjisë Shtetërore të Turqisë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Stamboll, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë në mes të luftës në Lindjen e Mesme. “Kur diplomacia dhe dialogu ofrojnë terren të përbashkët, barra e sabotimit të këtyre rrugëve bie mbi gjithë njerëzimin”, tha Erdogan, duke paralajmëruar se nëse konfliktet vazhdojnë, … - [Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali: Anëtarësimi në NATO, moment i rëndësishëm për shtetin](https://alfax.mk/zv-kryeministri-i-pare-bekim-sali-anetaresimi-ne-nato-moment-i-rendesishem-per-shtetin/): Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka përkujtuar përvjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për shtetin dhe orientimin e tij euroatlantik. Përmes një statusi publik, Sali theksoi rëndësinë e këtij përvjetori për shtetin dhe qytetarët. “Sot shënojmë një moment të rëndësishëm për shtetin tonë – përvjetorin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, ka shkruar ai. Ai vlerësoi se procesi që çoi drejt anëtarësimit dëshmon se vendimet e përgjegjshme politike dhe kompromiset e guximshme sjellin përfitime konkrete për shtetin. “Përvoja jonë tregon se kompromiset … - [OKB-ja krijon task-forcë për të adresuar krizën humanitare në Ngushticën e Hormuzit](https://alfax.mk/okb-ja-krijon-task-force-per-te-adresuar-krizen-humanitare-ne-ngushticen-e-hormuzit/): Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se ka krijuar një task-forcë të posaçme për të trajtuar pasojat humanitare të bllokimit të tregtisë detare përmes Ngushticës së Hormuzit, në mes të luftës me Iranin, transmeton Anadolu. “Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme po zhvillohet dhe rrezikon të përshkallëzohet, ndërprerjet në tregtinë detare përmes Ngushticës së Hormuzit rrezikojnë të krijojnë efekte zinxhir që do të ndikojnë në nevojat humanitare dhe prodhimin bujqësor në muajt e ardhshëm”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë për shtyp. Duke theksuar se veprimi i menjëhershëm është thelbësor, Dujarric tha se Sekretari i … - [Kancelari gjerman kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran](https://alfax.mk/kancelari-gjerman-kritikon-strategjine-ushtarake-te-shba-se-dhe-izraelit-ne-iran/): Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, vuri në dyshim efektivitetin e fushatës ushtarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në Iran, transmeton Anadolu. “Nuk jam i bindur se ajo që po bëjnë aktualisht Izraeli dhe SHBA-ja do të ketë sukses”, tha ai gjatë një konference të organizuar nga gazeta e përditshme Frankfurter Allgemeine Zeitung në qytetin e Frankfurtit. “Kam dyshime serioze nëse ekziston një strategji dhe nëse ajo strategji po zbatohet me sukses. Në këtë kuptim, kjo mund të zgjasë më shumë dhe gjërat me gjasë nuk do të përmirësohen”, shtoi ai. Merz tha se amerikanët dhe izraelitët “po … - [CNN: Hakerë të lidhur me Iranin depërtojnë në emailet personale të drejtorit të FBI-së](https://alfax.mk/cnn-hakere-te-lidhur-me-iranin-depertojne-ne-emailet-personale-te-drejtorit-te-fbi-se/): Hakerë të lidhur me qeverinë e Iranit kanë arritur të depërtojnë në emailet personale të drejtorit të Byrosë Federale e Hetimeve (FBI), Kash Patel, dhe kanë publikuar fotografi dhe dokumente të marra nga llogaria e tij, raportoi sot CNN, transmeton Anadolu. Hakerët kanë publikuar disa fotografi të Patelit të bëra para se ai të merrte detyrën si drejtor i FBI-së, duke pretenduar se ato janë marrë nga emaili i tij personal. Një burim me njohuri për situatën i ka verifikuar këto imazhe për CNN-in. Sipas një vlerësimi fillestar të CNN-it mbi dosjet, të kryer me ndihmën e një hulumtuesi të … - [Sistematizimi / Sali garanton: Përfaqësimi në MPB nuk preket](https://alfax.mk/sistematizimi-sali-garanton-perfaqesimi-ne-mpb-nuk-preket/): Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, në një deklaratë për Alsat garanton se sistematizimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk do ta prekë nivelin e përfaqësimit të shqiptarëve. Procesi, sipas Sali zhvillohet në mënyrë transparente, ndërsa çdo vendim merret pas konsultimeve të nevojshme profesionale dhe në interes të qytetarëve dhe efikasitetit të institucionit. “Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe për këtë nuk duhet të ketë asnjë dilemë as për shqiptarët dhe as për bashkësitë e tjera etnike. Sa i përket kësaj çështjeje, është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për cenim të përfaqësimit, por për … - [Parlamenti rus propozon ndalimin e përdorimit të internetit për fëmijët nën moshën 14 vjeç](https://alfax.mk/parlamenti-rus-propozon-ndalimin-e-perdorimit-te-internetit-per-femijet-nen-moshen-14-vjec/): Parlamenti i Rusisë, i njohur si Duma Shtetërore, ka propozuar ndalimin e qasjes në internet për fëmijët nën moshën 14 vjeç, ndërsa kryetarja e komisionit parlamentar për mbrojtjen e familjes sugjeroi që qasja të lejohet vetëm pasi të merret pasaporta, transmeton Anadolu. “Në këtë mënyrë, ne jo vetëm që do të mbrojmë shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve, por gjithashtu do t’i mbajmë ata të sigurt nga mashtrimet në internet”, tha kryetarja e Komisionit për Mbrojtjen e Familjes, Nina Ostanina, për kanalin rus RT të premten. Ostanina beson se prindërit duhet t’i këshillojnë fëmijët e tyre të shmangin përdorimin e … - [Austria ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14-vjeç](https://alfax.mk/austria-ndalon-rrjetet-sociale-per-femijet-nen-14-vjec/): Qeveria e Austrisë ka miratuar një ndalim në nivel kombëtar për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 14-vjeç dhe ka prezantuar plane për reformimin e kurrikulave të arsimit të mesëm të lartë për të forcuar edukimin mediatik dhe inteligjencën artificiale, duke filluar nga viti shkollor 2027/28, transmeton Anadolu. Zv/kancelari austriak, Andreas Babler, në një konferencë për media tha se platformat e rrjeteve sociale kanë efekte negative te të rinjtë dhe theksoi nevojën për kufizime të moshës të ngjashme me ato që aplikohen për substanca dhe përmbajtje të caktuara mediatike. Ai tha se ndalimi do të zbatohet në nivel … - [Media amerikane: Në luftën me Iranin janë plagosur mbi 300 trupa amerikane](https://alfax.mk/media-amerikane-ne-luften-me-iranin-jane-plagosur-mbi-300-trupa-amerikane/): Më shumë se 300 trupa amerikane janë plagosur në luftën me Iranin, me dhjetë ende në gjendje kritike dhe 273 tashmë të rikthyer në detyrë, sipas një lajmi të së premtes, transmeton Anadolu. Një zyrtar amerikan tha për ABC News se 303 trupa janë plagosur, me dhjetë të plagosur rëndë dhe shumica e lëndimeve që kanë rezultuar nga lëndime traumatike në tru. Pa njoftuar emrin e zyrtarit, lajmi thekson se shumica e lëndimeve janë nga dronët sulmues njëkahësh të Iranit dhe municionet shpërthyese dhe se ushtarët kanë pësuar lëndime nga shpërthimet në afërsi. Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që kur SHBA-ja … - [Lufta ndaj Iranit, Axios: Vance akuzon Netanyahun për “shitje” te Trumpit](https://alfax.mk/lufta-ndaj-iranit-axios-vance-akuzon-netanyahun-per-shitje-te-trumpit/): Zv.Presidenti amerikan J.D. Vance pati një bisedë telefonike të tensionuar me Benjamin Netanyahun të hënën, sipas Axios, ku thuhet se numri dy i Shtëpisë së Bardhë e ka akuzuar kryeministrin izraelit për “shitje” te Trump të idesë së një lufte “të lehtë” kundër Iranit. “Para luftës, Bibi ia kishte paraqitur këtë presidentit si diçka të lehtë, si diçka ku ndryshimi i regjimit ishte shumë më i mundshëm sesa ishte në të vërtetë. Dhe Zv.Presidenti kishte një pamje të qartë të disa prej këtyre deklaratave”, tha një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur nofkën e Netanyahu-t. Pas telefonatës, një zyrtar amerikan i … - [MPB: Bastisje në rajonin e Shkupit, gjendet drogë, privohen nga liria dy persona](https://alfax.mk/mpb-bastisje-ne-rajonin-e-shkupit-gjendet-droge-privohen-nga-liria-dy-persona/): Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ekipe policore kanë kryer bastisje në disa zona të Komunës së Sarajit dhe si rezultat është gjetur drogë ndërsa janë arrestuar dy persona. “Më 27.03.2026, nëpunës policorë nga SPB Shkup realizuan bastisje në disa lokacione në fshatrat Arnaqi, Bukoviq dhe Saraj, rajoni i Shkupit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e H.A. (37) në fsh. Arnaqi, janë gjetur marihuanë, peshore digjitale, 18 fara kanabisi dhe sende të tjera. janë privuar nga liria H.A. dhe G.S., ndërsa pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së. - [Ofendime dhe sulme islamofobike ndaj deputetes së VLEN-it, Saliu: Zhgënjyese, mos harroni jemi njerëz me familje](https://alfax.mk/ofendime-dhe-sulme-islamofobike-ndaj-deputetes-se-vlen-it-saliu-zhgenjyese-mos-harroni-jemi-njerez-me-familje/): Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar publikisht ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve që, sipas saj, shpesh drejtohen ndaj grave në jetën publike, raporton Alfax.mk. Ajo thekson se këto sulme nuk janë të pafajshme, por synojnë të dëmtojnë integritetin e tyre si figura publike. “Gjuha e urrejtjes dhe ofendimet që shpesh drejtohen ndaj nesh nuk janë thjesht fjalë, ato janë përpjekje për të cenuar dinjitetin, integritetin dhe përkushtimin tonë në shërbim të qytetarëve”, shprehet Saliu. Deputetja shton se për një kohë të gjatë ka zgjedhur të mos reagojë ndaj sulmeve personale, duke besuar se puna flet më shumë se komentet … - [Kryeparlamentari Gashi takon Montellan në kuadër të OSBE-së, thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe reformave](https://alfax.mk/kryeparlamentari-gashi-takon-montellan-ne-kuader-te-osbe-se-thekson-rendesine-e-bashkepunimit-dhe-reformave/): Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, në kuadër të Forumit të Pestë Parlamentar të delegacioneve të Evropës Juglindore. Gjatë takimit u konfirmua bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit dhe OSBE-së, me fokus në avancimin e dialogut rajonal dhe mbështetjen e proceseve reformuese. “Konfirmuam bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së dhe theksova rëndësinë e dialogut rajonal, mbështetjes së reformave dhe forcimit të demokracisë parlamentare”, deklaroi Gashi. Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e OSBE-së në përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe në … - [Kosova dhe Panamaja heqin vizat për pasaportat diplomatike dhe zyrtare](https://alfax.mk/kosova-dhe-panamaja-heqin-vizat-per-pasaportat-diplomatike-dhe-zyrtare/): Kosova dhe Panamaja kanë arritur marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare dhe kanë nisur diskutimet për liberalizimin edhe për pasaportat e rregullta. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nëpërmjet një njoftimi për media ka vlerësuar se me këtë marrëveshje dy vendet kanë shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin … - [Për javën e katërt radhazi, Izraeli vazhdon t'u ndalojë myslimanëve faljen e xhumasë në Al-Aksa](https://alfax.mk/per-javen-e-katert-radhazi-izraeli-vazhdon-tu-ndaloje-myslimaneve-faljen-e-xhumase-ne-al-aksa/): Autoritetet izraelite për të katërtën javë radhazi vazhdojnë t’i ndalojnë muslimanët të falin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa, xhaminë e tretë më të shenjtë në Islam, duke e mbajtur vendin të mbyllur që nga fundi i shkurtit sipas masave emergjente të lidhura me luftën me Iranin. Policia izraelite i mbajti portat e xhamisë të mbyllura dhe vendosi forca në të gjithë Qytetin e Vjetër të Kudsit për të parandaluar besimtarët të hyjnë në kompleks. Autoritetet e mbyllën xhaminë pasi filloi lufta, duke cituar direktivat e Komandës së Frontit të Brendshëm që ndalojnë tubimet e mëdha. Që atëherë, lutjet në … - [Kina: Bisedimet SHBA-Iran mund të shmangin viktima tjera dhe të normalizojnë Ngushticën e Hormuzit](https://alfax.mk/kina-bisedimet-shba-iran-mund-te-shmangin-viktima-tjera-dhe-te-normalizojne-ngushticen-e-hormuzit/): Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha sot se bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit mund të shmangin humbjet e mëtejshme të jetëve dhe të ndihmojnë në normalizimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke mbështetur rolin e Pakistanit në negociata, transmeton Anadolu. Komentet e tij erdhën gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar. Wang theksoi se dialogu është e vetmja mënyrë për të parandaluar viktima të mëtejshme, për të ndaluar përhapjen e konfliktit dhe për të rivendosur lundrimin normal në Ngushticën e Hormuzit, sipas Ministrisë së Jashtme të Pekinit. Ai vlerësoi përpjekjet e Pakistanit për të ulur … - [Suedia bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Liban, kërkon mbrojtjen e civilëve](https://alfax.mk/suedia-ben-thirrje-per-armepushim-te-menjehershem-ne-liban-kerkon-mbrojtjen-e-civileve/): Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Maria Malmer Stenergard, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Liban, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e armiqësive dhe duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, transmeton Anadolu. Në rrjetin social amerikan X, Stenergard tha se është thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e armiqësive në Liban dhe se te homologu i saj libanez, Youssef Raggi, theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e Suedisë për Libanin. Stenergard theksoi se populli libanez meriton paqe dhe siguri. “Suedia bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm. I bëjmë thirrje Izraelit të përmbahet nga … - [UNICEF: Çdo ditë zhvendosen 19 mijë fëmijë në Liban për shkak të sulmeve izraelite](https://alfax.mk/unicef-cdo-dite-zhvendosen-19-mije-femije-ne-liban-per-shkak-te-sulmeve-izraelite/): Një mesatare prej 19 mijë fëmijësh janë zhvendosur çdo ditë në Liban gjatë tre javëve të fundit për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite, tha sot një zyrtar i UNICEF-it, transmeton Anadolu. “Vetëm në tre javë, më shumë se 370 mijë fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban, mesatarisht të paktën 19 mijë vajza dhe djem të zhvendosur çdo ditë”, tha Marcoluigi Corsi, përfaqësues i UNICEF-it në Liban, gjatë një takimi informues të OKB-së në Gjenevë. Për të kuptuar shkallën shpjegoi ai, kjo është ekuivalente me “qindra autobusë shkollorë të mbushur me fëmijë që ikin për … - [Kryeministri spanjoll: Lufta me Iranin, një gabim i madh](https://alfax.mk/kryeministri-spanjoll-lufta-me-iranin-nje-gabim-i-madh/): Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez e përshkroi luftën në Iran si “një gabim të madh”, duke kërkuar qasje më të sinqertë ndaj SHBA-së në një intervistë të botuar sot, transmeton Anadolu. “Aleatët e mirë janë si miqtë e mirë. Ne i themi njëri-tjetrit të vërtetën pavarësisht gjithçkaje”, tha Sanchez për “The Wall Street Journal”, duke shpjeguar kundërshtimin e tij ndaj diplomacisë së presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën ai beson në përfitimet e të folurit hapur për mosmarrëveshjet me Washingtonin në vend të shmangies së konfrontimit. “Sipas mendimit tim, kjo luftë në Iran është një gabim i madh për … - [Instituti izraelit: 22 persona janë vrarë dhe mbi 4.800 janë zhvendosur që nga fillimi i luftës](https://alfax.mk/instituti-izraelit-22-persona-jane-vrare-dhe-mbi-4-800-jane-zhvendosur-qe-nga-fillimi-i-luftes/): Sipas të dhënave nga një institut kërkimor izraelit, të paktën 22 izraelitë janë vrarë dhe më shumë se 4.800 janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i luftës me Iranin, transmeton Anadolu. Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare tha se më shumë se 5 mijë persona janë plagosur gjithashtu në sulmet ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, ndërsa Irani ka lëshuar më shumë se 550 raketa dhe mbi 765 dronë drejt vendit gjatë së njëjtës periudhë. Instituti tha se më shumë se 4.800 izraelitë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, me numrin më të … - [Britani, kërkohet përgatitje për një NATO të udhëhequr nga Evropa mes pasigurive me SHBA-në](https://alfax.mk/britani-kerkohet-pergatitje-per-nje-nato-te-udhehequr-nga-evropa-mes-pasigurive-me-shba-ne/): Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet, së bashku me aleatët e saj evropianë, për një zhvendosje drejt një roli më të madh udhëheqës të Evropës brenda NATO-s, mes pasigurive në rritje në marrëdhëniet me SHBA-në, transmeton Anadolu. Komiteti i Përbashkët për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare i bëri thirrje qeverisë të planifikojë për një skenar më të keq, në të cilin SHBA-ja mund të mos vijë në mbrojtje të Evropës gjatë një krize. “Derisa komiteti rekomandon që Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në, ai thotë se qeveria duhet të përgatitet, së bashku me aleatët evropianë, për një kalim drejt … - [Plagosen rëndë një oficer izraelit dhe një ushtar në jug të Libanit](https://alfax.mk/plagosen-rende-nje-oficer-izraelit-dhe-nje-ushtar-ne-jug-te-libanit/): Ushtria izraelite raportoi sot një oficer dhe një ushtar u plagosën rëndë gjatë ofensivave tokësore në jug të Libanit, transmeton Anadolu. Ushtria tha në një deklaratë se të dy u plagosën gjatë një operacioni ushtarak gjatë natës dhe u dërguan në spital. Njoftimi erdhi një ditë pasi ushtria tha se dy ushtarë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në jug të Libanit. Të enjten, shefi i Komandës Veriore, gjeneral majori Rafi Milo tha se ushtria do të zgjeronte më tej inkursionin e saj tokësor në jug të Libanit, duke përmendur nevojën për të zgjeruar atë që e përshkroi … - [Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk zgjodhi drejtues të ri të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit](https://alfax.mk/keshilli-i-prokuroreve-publike-nuk-zgjodhi-drejtues-te-ri-te-prokurorise-se-larte-publike-te-shkupit/): Këshilli i Prokurorëve Publikë (KPP) nuk mori vendim për zgjedhjen e një kreu të ri të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit në seancën e 40-të të sotme, pasi asnjë nga pesë kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme. Në seancë, Këshilli shqyrtoi kandidaturat e Fatime Fetai, Vlladimir Miloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kosteska-Zdravska. Kandidatura e kandidatit të pestë, Aleksandar Markovski, nuk u shqyrtua sepse ai ishte zgjedhur tashmë si prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), transmeton Portalb.mk. Në fillim të seancës, kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, informoi se shtatë kandidatë … - [Maqedonia e Veriut shënon 6 vjetorin e anëtarësimit në NATO](https://alfax.mk/maqedonia-e-veriut-shenon-6-vjetorin-e-anetaresimit-ne-nato/): Maqedonia e Veriut sot mbush plot 6 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020, vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel. Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi një Rezolutë që përcaktonte prioritetet e jashtme politike të vendit, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE. Në nëntor të vitit 1995 vendi u bë anëtare e Partneritetit për Paqe, ndërsa në qershor të vitit vijues u hap Zyra ndërlidhëse e Republikës së … - [Fazliu: Rriten pagat e punonjësve në Librat Amë, nënshkruhet marrëveshja kolektive](https://alfax.mk/fazliu-rriten-pagat-e-punonjesve-ne-librat-ame-nenshkruhet-marreveshja-kolektive/): Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja kolektive me sindikatat, e cila parasheh rritje graduale të pagave për të gjithë të punësuarit në këtë institucion gjatë tre viteve të ardhshme. Sipas marrëveshjes, pagat e punonjësve do të rriten me nga 7 për qind çdo vit, duke filluar nga marsi i vitit 2026, ndërsa rritje të njëjta janë paraparë edhe për marsin e viteve 2027 dhe 2028. Fazliu theksoi se që nga dita e parë e marrjes së detyrës, synimi i tij ka qenë që të lërë gjurmë përmes veprave konkrete. “Që nga dita … - [MASH: Është miratuar Strategjia e re për arsimin 2026–2032](https://alfax.mk/mash-eshte-miratuar-strategjia-e-re-per-arsimin-2026-2032/): Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është miratuar Strategjia e re për arsimin 2026–2032 dhe Plani i Veprimit për zbatimin e saj. Strategjia gjatë muajve të fundit është hartuar përmes një diskutimi të gjerë, me pjesëmarrjen e shumë aktorëve – Delegacioni i BE-së, UNICEF, Banka Botërore, GIZ, UNDP, ETF, Oda Ekonomike, Ambasada e Zvicrës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, profesorë universitarë dhe sektori joqeveritar. Grupi i punës përbëhej nga mbi 100 anëtarë të nominuar nga palët kryesore të interesit; janë organizuar 4 konferenca kombëtare me … - [Këtë të diel fillon llogaritja verore e kohës](https://alfax.mk/kete-te-diel-fillon-llogaritja-verore-e-kohes/): Ndryshimi i orës për kalimin në orën verore po afron. Këtë të diel, më 29 mars, ora 03:00 do të shënojë 04:00, duke humbur një orë gjumë, por duke fituar më shumë dritë natyrale gjatë ditës. Kjo masë zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave të përbashkëta për orën verore dhe atë dimërore. Ora verore do të mbajmë deri në të dielën e fundit të tetorit, më 25 tetor 2026, kur do të rikthehemi tek ora dimërore. Ndryshimi i orës ka qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrale gjatë muajve më të … - [India i kthen sytë nga gazi rus ndërsa lufta kundër Iranit shkakton kaos energjetik](https://alfax.mk/india-i-kthen-syte-nga-gazi-rus-ndersa-lufta-kunder-iranit-shkakton-kaos-energjetik/): India po përpiqet me nxitim të sigurojë furnizime të reja energjie, ndërsa lufta Izrael–SHBA kundër Iranit po rrit çmimet dhe po prish rrjedhat globale, me Nju Delhin që po rikthehet te Rusia për gaz natyror të lëngshëm (LNG). Zyrtarë nga të dy vendet ranë dakord të përgatiten për rifillimin e shitjeve direkte të LNG-së, kanë bërë të ditur për agjencinë Reuters burime të njohura me bisedimet, duke sinjalizuar një ndryshim të madh të mundshëm në strategjinë energjetike të Indisë. Ky veprim vjen pavarësisht përpjekjeve të mëparshme të Indisë për të ulur importet e naftës ruse, nën presionin e presidentit amerikan … - [Ministri i Jashtëm i Iranit flet në OKB për sulmin ndaj shkollës në Minab ku u vranë 175 fëmijë dhe mësues](https://alfax.mk/ministri-i-jashtem-i-iranit-flet-ne-okb-per-sulmin-ndaj-shkolles-ne-minab-ku-u-vrane-175-femije-dhe-mesues/): Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, foli në një seancë emergjente të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të thirrur nga Irani, Kina dhe Kuba, lidhur me sulmin izraelito-amerikan ndaj një shkolle në Minab, ku u vranë 175 fëmijë dhe mësues. Ja disa nga deklaratat nga fjalimi i tij: Irani përballet me një “luftë të paligjshme të imponuar nga dy regjime bërthamore arrogante – Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli”. “Kjo luftë agresioni është hapur e pajustifikuar dhe brutale.” “Ata e nisën këtë agresion më 28 shkurt, ndërkohë që Irani dhe Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuara në … - [Irani thotë se 250 nxënës dhe mësues janë vrarë gjatë luftës SHBA–Izrael](https://alfax.mk/irani-thote-se-250-nxenes-dhe-mesues-jane-vrare-gjate-luftes-shba-izrael/): Sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit deri më tani kanë vrarë gjithsej 250 mësues dhe nxënës, sipas kreut të qendrës për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Arsimit, Hossein Sadeghi. Sulmet kanë dëmtuar gjithashtu 723 objekte arsimore dhe kulturore, citohet të ketë thënë ai nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Numri i përgjithshëm i viktimave në Iran ka arritur të paktën në 1,937 që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, sipas zëvendësministrit iranian të Shëndetësisë, Ali Jafarian. - [Zhduken dy anije në Meksikë, po transportonin ndihma humanitare për në Kubë](https://alfax.mk/zhduken-dy-anije-ne-meksike-po-transportonin-ndihma-humanitare-per-ne-kube/): Dy anije në Meksikë që transportonin ndihma humanitare për në Kubë janë zhdukur. Marina Meksikane njoftoi se ka nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur dy anijet në të cilat ishin me nëntë persona të kombësive të ndryshme në bord. Marina meksikane, gjithashtu është në kontakt me autoritetet, e qendrat e kërkim-shpëtimit të Francës, Polonisë, Kubës dhe Shteteve të Bashkuara. Që nga java e kaluar, aktivistë nga vende të ndryshme kanë lënë Meksikën me anije për të transportuar ushqim dhe mallra të tjera thelbësore në ishullin nën një qeveri komuniste, e cila është përballur me një bllokadë nafte nga Uashingtoni … - [Presidenti turk Erdogan: Rendi i pas Luftës së Dytë Botërore po përballet me krizë legjitimiteti](https://alfax.mk/presidenti-turk-erdogan-rendi-i-pas-luftes-se-dyte-boterore-po-perballet-me-krize-legjitimiteti/): Sistemi ndërkombëtar i krijuar nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore sot po përballet me një krizë të rëndë legjitimiteti në thuajse të gjitha fushat, tha të premten presidenti turk. “Rendi i pas Luftës së Dytë Botërore i ndërtuar nga fituesit e saj përballet me një krizë të thellë legjitimiteti në pothuajse të gjitha fushat”, tha Recep Tayyip Erdoğan në një video-mesazh dërguar Samitit Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik 2026 (Stratcom Summit ‘26), i mbajtur në Istanbul nga Drejtoria e Komunikimit e Turqisë. “Fundi i tragjedive dhe rivendosja e paqes dhe stabilitetit në mbarë botën, veçanërisht në rajon, është më e … - [Nën hijen e armëve digjitale: IA-ja nuk po shënjestron vetëm punën tuaj, por ekzistencën tuaj](https://alfax.mk/nen-hijen-e-armeve-digjitale-ia-ja-nuk-po-shenjestron-vetem-punen-tuaj-por-ekzistencen-tuaj/): Nga Emre Yilancik Debati publik mbi inteligjencën artificiale po formësohet gjithnjë e më shumë nga dy narrativa kryesore. Në njërën anë, ekziston shqetësimi se IA-ja do të zëvendësojë punën njerëzore, duke çuar në papunësi masive. Në anën tjetër, ekziston një pamje tekno-utopike që e paraqet IA-në si një zgjidhje për çdo gjë, nga stagnimi ekonomik deri te ndryshimet klimatike. Megjithatë, mes këtij debati, ne mund të anashkalojmë një ndryshim më të heshtur. Kriza Pentagon-Anthropic ofron një shans jetik për të rishqyrtuar se si shihet kjo teknologji. IA-ja nuk është thjesht një mjet civil, por një instrument ushtarak dhe strategjik i … - [Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/ Qindra pika karburanti në Australi raportojnë mungesë nafte e benzine, qytetarët në panik](https://alfax.mk/pershkallezimi-i-konfliktit-ne-lindjen-e-mesme-qindra-pika-karburanti-ne-australi-raportojne-mungese-nafte-e-benzine-qytetaret-ne-panik/): Qindra stacione karburanti në Australi po raportojnë se po u mbaron benzina ose nafta, ndërsa kërkesa nga shoferët rritet. Frika nga mungesat dhe rritja e shpejtë e çmimeve po e nxisin panik e presion, pavarësisht se qeveria u bën thirrje qytetarëve të mos alarmohen. Disa shitës me pakicë të benzinës kanë vendosur kufizime se sa mund të shpenzohet, ose u kanë ndaluar klientëve të mbushin bidonët me benzinë. Në Uellsin e Ri Jugor, shtetin më të populluar të Australisë, një në shtatë shitës me pakicë thonë se u ka mbaruar të paktën një lloj karburanti. Qeveria këmbëngul se furnizimet nuk … - [Izraeli: Rreth 5.500 persona janë plagosur në sulmet iraniane që nga fillimi i luftës](https://alfax.mk/izraeli-rreth-5-500-persona-jane-plagosur-ne-sulmet-iraniane-qe-nga-fillimi-i-luftes/): Izraeli tha sot se 5.492 persona të plagosur janë evakuuar në spitale që nga fillimi i luftës me Iranin më 28 shkurt, sipas një përditësimi zyrtar, transmeton Anadolu. Që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, 116 persona mbeten të shtruar në spital, përfshirë një në gjendje kritike dhe 16 në gjendje të rëndë, tha Ministria e Shëndetësisë e Izraelit në platformën amerikane të mediave sociale X. Ministria njoftoi se 24 pacientë janë në gjendje të moderuar, 74 kanë lëndime të lehta dhe një po i nënshtrohet vlerësimit mjekësor. Izraeli mban kufizime të rrepta në informacionin në lidhje me ndikimin … - [“I pëlqente frika në sytë tanë”/ rrëfimi i viktimave të Epsteinit](https://alfax.mk/i-pelqente-frika-ne-syte-tane-rrefimi-i-viktimave-te-epsteinit/): Rrëfimet e disa prej viktimave të abuzimeve nga Jeffrey Epstein hedhin dritë mbi përvojat e tyre të dhimbshme, ndjenjat e turpit dhe mungesën e drejtësisë pas vdekjes së tij. Ato tregojnë për abuzimet në prona të ndryshme të Epsteinit dhe dyshimet mbi përfshirjen apo dijeninë e figurave të fuqishme. Publikimi i dokumenteve zyrtare ka rikthyer në vëmendje historitë e tyre dhe nevojën për të folur hapur. Joanna Harrison nuk ka dashur kurrë të flasë për abuzimin që kishte përjetuar nga i dënuari për krime seksuale Jeffrey Epstein. Ashtu si shumë të mbijetuar të tjerë, ajo thotë se abuzimi i Epsteinit … - [Izraeli planifikon të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të mungesës së trupave](https://alfax.mk/izraeli-planifikon-te-zgjase-sherbimin-e-detyrueshem-ushtarak-per-shkak-te-mungeses-se-trupave/): Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se qeveria planifikon të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi ushtria përballet me një mungesë gjithnjë e më të madhe të personelit, transmeton Anadolu. Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Netanyahu i bëri këto komente gjatë një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në përgjigje të shefit të shtabit të ushtrisë, Eyal Zamir, i cili paralajmëroi se ushtria mund të pësojë kolaps nëse kriza nuk zgjidhet. Ai tha se qeveria do të ndërmarrë hapa për të rishikuar ligjet e rekrutimit dhe për të zgjatur periudhat e shërbimit pas festës hebraike të Pashkës. Duke hedhur poshtë kundërshtimet e … - [Aliu: Jemi të fokusuar në përmirësimin e kushteve në repartet pediatrike](https://alfax.mk/aliu-jemi-te-fokusuar-ne-permiresimin-e-kushteve-ne-repartet-pediatrike/): Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, u drejtua në hapjen e shkollës së katërt ballkanike të pediatërve – një ngjarje që përfaqëson një platformë të vërtetë për dije, bashkëpunim dhe zhvillim profesional. “Pediatria, si një nga degët më humane dhe më të përgjegjshme të mjekësisë, ka një rol kyç në ndërtimin e gjeneratave të shëndetshme. Kujdesi për më të vegjlit nuk është vetëm detyrim mjekësor, por edhe përgjegjësi shoqërore me prioritet të lartë. Pikërisht për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht bën përpjekje për përmirësimin e kujdesit shëndetësor pediatrik. Në këtë drejtim, jemi të fokusuar në përmirësimin e kushteve në repartet … - [Irani: Eksportet e naftës arrijnë në 1.5 milionë fuçi në ditë, pavarësisht luftës](https://alfax.mk/irani-eksportet-e-naftes-arrijne-ne-1-5-milione-fuci-ne-dite-pavaresisht-luftes/): Eksportet e naftës së Iranit kanë arritur rreth 1.5 milionë fuçi në ditë, pavarësisht ndikimit të luftës së vazhdueshme që përfshin SHBA-në dhe Izraelin, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, vëllimet ditore të eksporteve tejkaluan 1.5 milionë fuçi gjatë muajit të Ramazanit, duke shënuar rritje prej rreth 50 për qind krahasuar me nivelet e mëparshme. Raporti tha se Irani ka shitur sasi më të mëdha nafte me çmime më afër standardeve globale, duke rritur drejtpërdrejtë të ardhurat nga nafta. Rritja vjen derisa tregjet globale të energjisë po përjetojnë paqëndrueshmëri të theksuar, e lidhur me luftën në vazhdim … - [Ushtria izraelite e shndërron "vijën e verdhë" të Gazës në realitet të përhershëm](https://alfax.mk/ushtria-izraelite-e-shnderron-vijen-e-verdhe-te-gazes-ne-realitet-te-perhershem/): Ushtria izraelite po e shndërron atë që njihet si “vija e verdhë” në Rripin e Gazës në një realitet të përhershëm, duke përforcuar praninë e saj përgjatë saj, transmeton Anadolu. Sipas raportimit të enjten nga e përditshmja izraelite “Haaretz”, thuhet se vija është bërë në mënyrë efektive një zonë ndarëse fikse në terren, ndërsa ushtria zgjeron vendosjen e saj duke vendosur 32 pozicione ushtarake dhe duke ndërtuar një barrierë tokësore që shtrihet rreth 17 kilometra. Fillimisht e paraqitur si një fazë e përkohshme përpara një tërheqjeje më të gjerë nga Gaza, vija është bërë konsolidim në rritje në terren në … - [Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron kolaps të mundshëm për shkak të mungesës së personelit](https://alfax.mk/shefi-i-ushtrise-izraelite-paralajmeron-kolaps-te-mundshem-per-shkak-te-mungeses-se-personelit/): Shefi i ushtrisë së Izraelit, Eyal Zamir paralajmëroi se ushtria mund të përballet me kolaps të brendshëm nëse qeveria nuk arrin të adresojë mungesën në rritje të fuqisë punëtore, transmeton Anadolu. Duke folur gjatë një takimi të kabinetit të sigurisë të mërkurën, shefi i Shtabit, gjeneral lejtnant Zamir tha se “Po ngre 10 flamuj të kuq përpara se IDF të shembet në vetvete”, sipas “The Jerusalem Post”. Burime ushtarake shprehën “shqetësim të jashtëzakonshëm” për mungesën, veçanërisht në mes të luftës së vazhdueshme, duke vënë në dukje se edhe në kohë paqeje, do të kërkoheshin më shumë trupa në fronte të … - [Projektligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë në komision parlamentar](https://alfax.mk/projektligji-per-keshillin-e-prokuroreve-publike-ne-komision-parlamentar/): Në Kuvend sot do të mbajnë seanca komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, si dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik. Në rendin e ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është Propozim-ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lexim të parë, si dhe shqyrtimi i raportit të Komisionit Ligjvënës-Juridik për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike – lexim i dytë. Siç informuan nga Ministria e Drejtësisë, Propozim-ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të … - [Rasti i Jasharëve në kontekstin juridik ndërkombëtar të çështjes së Kosovës](https://alfax.mk/rasti-i-jashareve-ne-kontekstin-juridik-nderkombetar-te-ceshtjes-se-kosoves/): Provimi faktik i sulmeve të armatosura në Drenicë, sidomos i krimit ndaj familjes Jashari në Prekaz, i karakterizoi këto zhvillime si përdorim të forcës jolegjitime ndaj popullsisë civile, duke sfiduar pretendimin se bëhej fjalë për një “çështje të brendshme” të shtetit. Raportimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së evidentonin se civilët po bëheshin cak i operacioneve dhe se përdorimi i forcës policore-ushtarake jugosllave (serbe) ishte joproporcional. Kësisoj u hap rruga për hetime në nivel ndërkombëtar dhe, më pas, për vendosjen e misioneve të OSBE-së në Kosovë. Shkruan: Ditar KABASHI, Prizren Ngjarja tragjike në Prekaz, ku u vranë 58 pjesëtarë të … - [Sali në hapjen e Shkollës së 4-të Ballkanike të Pediatrisë: Bashkëpunimi rajonal thelbësor për shëndetin e fëmijëve](https://alfax.mk/sali-ne-hapjen-e-shkolles-se-4-te-ballkanike-te-pediatrise-bashkepunimi-rajonal-thelbesor-per-shendetin-e-femijeve/): Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në hapjen e Shkollës së 4-të Ballkanike të Pediatrisë, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive për avancimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët. Sali vlerësoi se kjo iniciativë përfaqëson një platformë të rëndësishme për profesionistët e shëndetësisë në rajon. “Në fjalimin tim theksova rëndësinë e kësaj shkolle si një mundësi të vlefshme për bashkëpunim dhe avancim të njohurive në shërbim të shëndetit të fëmijëve”, u shpreh ai. Ai nënvizoi gjithashtu se iniciativa të tilla tregojnë se vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë përtej kufijve, duke vendosur në qendër mirëqenien e brezave … - [Kryeparlamentari Gashi merr pjesë në hapjen e Shkollës së Katërt Ballkanike të Pediatrisë](https://alfax.mk/kryeparlamentari-gashi-merr-pjese-ne-hapjen-e-shkolles-se-katert-ballkanike-te-pediatrise/): Kryeparlamentari Afrim Gashi mori pjesë në hapjen e Shkollës së Katërt Ballkanike të Pediatrisë, një ngjarje kyçe për avancimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve. “Pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e Shkollës së Katërt Ballkanike të Pediatrisë, një ngjarje e rëndësishme për avancimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve”, tha Gashi, duke theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për komunitetin pediatrik. Ai shtoi se roli i pediatërve është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi në shkëmbimin e njohurive është çelësi për ngritjen e standardeve: “Shëndeti i fëmijëve është treguesi më i qartë i kujdesit që një shoqëri ka për vetveten, dhe ne do … - [Shqipëria bie në Varshavë, Polonia përmbys kuqezinjtë dhe shuan ëndrrën e Botërorit](https://alfax.mk/shqiperia-bie-ne-varshave-polonia-permbys-kuqezinjte-dhe-shuan-endrren-e-boterorit/): Shqipëria nuk ia del në Poloni! Goli i Arbër Hoxhës në pjesën e parë ishte thjesht një iluzion. Në Varshavë fitojnë polakët me dy gola në pjesën e dytë dhe sigurojnë ndeshjen tjetër me Suedinë, që i mban ende në lojë. Shqipëria e nisi ndeshjen në mënyrë të kujdesshme, pa rrezikuar shumë në fazën sulmuese, duke ia lënë iniciativën vendasve! Polonia, e gjitha me sytë te Lewandowski, u përpoq të luante shpejt dhe me agresivitet, por kuqezinjtë arritën të rezistojnë mirë. Dëmtimi i Ajetit në minutën e 15’, që la fushën e lojës për shkak dhimbjesh në krah, nuk ndryshoi … - [Spektakël në Bratislavë: Kosova mposht Sllovakinë 4-3, një hap larg Botërorit 2026](https://alfax.mk/spektakel-ne-bratislave-kosova-mposht-sllovakine-4-3-nje-hap-larg-boterorit-2026/): Kosova ka arritur një fitore të madhe në Bratislavë përballë Sllovakisë në gjysmëfinalen e play off-it për Botërorin 2026, duke triumfuar me rezultatin 3-4. Takimi i luajtur në kryeqytetin sllovak nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan që në minutën e 6’ me anë të Valjent. Ishte Hoxha që me një gol mjaft të bukur shënoi golin e barazimit në minutën e 21’, ndërsa në fundin e pjesës së parë, një pakujdesi në mbrojtje solli golin e dytë të sllovakëve. Pjesa e dytë foli vetëm për Dardanët, të cilët në minutën e 47’ rikthyen baraspeshën me Fisnik Asllanin. Ishte … - [“Bisedimet me Teheranin po shkojnë shumë mirë”, Trump: Do të ndërpresim sulmet ndaj centraleve të tyre për 10 ditë](https://alfax.mk/bisedimet-me-teheranin-po-shkojne-shume-mire-trump-do-te-nderpresim-sulmet-ndaj-centraleve-te-tyre-per-10-dite/): Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sonte se po i ndërpret sulmet ndaj centraleve energjetike të Iranit për 10 ditë me kërkesë të qeverisë iraniane dhe tha se bisedimet me Teheranin po shkojnë “shumë mirë”. “Sipas kërkesës së qeverisë iraniane… po e ndërpres periudhën e shkatërrimit të termocentralit me 10 ditë, deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 8 të mbrëmjes, sipas kohës lindore”, tha Trump në një postim në Truth Social. “Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara që thonë të kundërtën nga mediat e lajmeve të rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë … - [Forcat amerikane në Lindjen e Mesme "operojnë nga hotelet" pasi Irani godet bazat](https://alfax.mk/forcat-amerikane-ne-lindjen-e-mesme-operojne-nga-hotelet-pasi-irani-godet-bazat/): Forcat amerikane në Lindjen e Mesme po kryejnë operacione nga hotele dhe vende të përkohshme, pasi sulmet hakmarrëse të Iranit kanë dëmtuar disa baza ushtarake amerikane, transmeton Anadolu. Sipas një raporti nga “New York Times”, Teherani ka shënjestruar baza amerikane, ambasada dhe infrastrukturë rajonale në kuadër të ofensivës së vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke detyruar Pentagonin të shpërndajë mijëra trupa në lokacione të përkohshme. Javën e kaluar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se “deri më tani kemi goditur mbi 7 mijë objektiva në të gjithë Iranin dhe infrastrukturën e tij ushtarake”. Disa baza amerikane, veçanërisht … - [Ari bie nën 4.500 dollarë mes paqëndrueshmërisë nga konflikti në Lindjen e Mesme](https://alfax.mk/ari-bie-nen-4-500-dollare-mes-paqendrueshmerise-nga-konflikti-ne-lindjen-e-mesme/): Ari ka shënuar rënie nën 4.500 dollarë për ons herët sot, duke zgjeruar humbjet teksa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të nxisë paqëndrueshmëri të gjerë në tregje dhe të mbajë presion mbi metalin e çmuar, transmeton Anadolu. Ari u tregtua me rreth 4.426 dollarë për ons në orën 06:05 GMT, në rënie prej 1.6 për qind gjatë ditës. Rënia e fundit erdhi pas një shitjeje të fortë dhe të paqëndrueshme në javët e fundit. Çmimet e arit kanë rënë me 15 për qind që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt dhe po tregtohen dukshëm nën nivelin rekord të … - [Kurti: Vrasjet dhe zhdukjet me dhunë, dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë](https://alfax.mk/kurti-vrasjet-dhe-zhdukjet-me-dhune-deshmi-e-gjenocidit-te-serbise-ne-kosove/): Kryeministri i Republikës së Kosovës ka përkujtuar viktimat në masakrat në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Padalishtë, Landovicë dhe Gjakovë në 27-vjetorin e tyre, transmeton Anadolu. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri Kurti përmendi numrin e civilëve të vrarë si dhe të zhdukurit në këto masakra që ndodhën pranverën e vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë. “Sot kujtojmë me dhimbje 243 civilët e vrarë në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të Vogël, më 26 mars 1999. Forcat e armatosura të Serbisë zhdukën me dhunë 64 krushjanë, ndërsa dogjën mbi 700 shtëpi, bashkë me institucione fetare … - [Dhoma Botërore e Tregtisë paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë krizën më të keqe industriale në histori!](https://alfax.mk/dhoma-boterore-e-tregtise-paralajmeron-lufta-ne-lindjen-e-mesme-mund-te-shkaktoje-krizen-me-te-keqe-industriale-ne-histori/): Një luftë në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë krizën më të keqe industriale në histori, paralajmëroi sot kreu i Dhomës Botërore të Tregtisë përpara Konferencës Ministrore të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në Kamerun. “Është e pamundur të flasësh për të ardhmen e sistemit tregtar pa njohur shkallën e tronditjes që aktualisht po prek ekonominë reale”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Botërore të Tregtisë, John Denton, në një panel së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala. Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme tashmë po ndikojnë në shumë sektorë, shumë përtej Lindjes së Mesme, tha … - [Tensionet me Kievin, Orban: Hungaria do të ndalojë furnizimin me gaz për Ukrainën](https://alfax.mk/tensionet-me-kievin-orban-hungaria-do-te-ndaloje-furnizimin-me-gaz-per-ukrainen/): Hungaria do të ndalojë gradualisht furnizimet me gaz natyror në Ukrainë derisa Kievi të rikthejë rrjedhën e naftës ruse përmes tubacionit Druzhba, njoftoi kryeministri Viktor Orban. Në një video të postuar në faqen e tij në Facebook të mërkurën, Orban tha se Ukraina ka bllokuar funksionimin e tubacionit të naftës së epokës sovjetike për 30 ditë. “Për sa kohë që Ukraina nuk furnizon naftë, ajo nuk do të marrë gaz nga Hungaria”, tha ai. Orban deklaroi se gazi që do të dërgohej në Ukrainë do të ruhet në objektet hungareze, duke shtuar se ky veprim është i nevojshëm duke pasur … - [Gjermania kërkon qëndrim të unifikuar të G7-ës për t'i dhënë fund luftës ndaj Iranit](https://alfax.mk/gjermania-kerkon-qendrim-te-unifikuar-te-g7-es-per-ti-dhene-fund-luftes-ndaj-iranit/): Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i bëri të enjten thirrje vendeve të G7-ës që të marrin një qëndrim të unifikuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sjellë një përfundim të shpejtë të luftës ndaj Iranit, transmeton Anadolu. “Ne do dhe duhet të përpiqemi për zgjidhje të përbashkëta në diskutime intensive gjatë disa ditëve të ardhshme, pavarësisht sa e vështirë që mund të jetë kjo duke marrë parasysh situatë”, tha Wadephul në fillim të një takimi të ministrave të jashtëm të G7-ës në Vaux-de-Cernay. Duhet të parandalohet destabilizimi i mëtejshëm, të sigurohet liria ekonomike dhe të … - [Lufta ndaj Iranit thellon krizën, Italia kërkon gaz në Algjeri](https://alfax.mk/lufta-ndaj-iranit-thellon-krizen-italia-kerkon-gaz-ne-algjeri/): Lufta ndaj Iranit ka thelluar krizën energjetike në Evropë, veçanërisht për Italinë, e cila humbi furnizimet e gazit të lëngshëm nga Katari. Kryeministrja Giorgia Meloni vizitoi Algjerinë, ku negocioi për rritjen e furnizimeve të gazit dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se kapaciteti algjerian për rritje është i kufizuar. Aktualisht, Algjeria siguron rreth 30% të gazit natyror të Italisë, kryesisht nëpërmjet gazsjellësit nënujor Trans-Med. Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky tubacion është tashmë në kapacitet të plotë. Ndërsa Algjeria dërgon edhe dërgesa gati, ekspertët bënë të ditur se kapaciteti për rritje të këtyre dërgesave është i kufizuar dhe nuk mund … - [Bora e madhe në Kroaci bllokon trafikun](https://alfax.mk/bora-e-madhe-ne-kroaci-bllokon-trafikun/): Të reshurat e shumta të borës në Kroaci të enjten kanë vështirësuar qarkullimin e kamionëve në autostradat kryesore midis kryeqytetit Zagreb dhe Rijekës. Rreth 20 centimetra dëborë pranverore ranë në orë e para të mëngjesit, duke shkaktuar kaos në rrugët shumë të ngarkuara në Kroaci. Kushtet e këqija të motit do të vazhdojnë të mbretërojnë nëpër Ballkan në ditët në vijim, teksa reshjet e dëborës priten të shtohen gjatë të premtes dhe të shtunës në Bosnjë dhe Serbi. - [Studentët francezë paralajmërojnë veprime ligjore për lidhjet e universiteteve me Izraelin](https://alfax.mk/studentet-franceze-paralajmerojne-veprime-ligjore-per-lidhjet-e-universiteteve-me-izraelin/): Disa organizata, përfshirë Student Solidarity dhe Unionin Hebre Francez për Paqe, kanë paraqitur padi në një gjykatë administrative franceze, duke kundërshtuar lidhjet mes universiteteve franceze, dy ministrive dhe institucioneve akademike izraelite, transmeton Anadolu. Grupet thanë se kërkojnë “zbulimin, rivlerësimin dhe ndërprerjen e lidhjeve mes universiteteve franceze dhe izraelite, për shkak të pjesëmarrjes aktive të këtyre të fundit në shkelje të përsëritura dhe të hapura të së drejtës ndërkombëtare nga shteti izraelit”. Universitetet franceze të përmendura përfshijnë Sciences Po Paris, Universitetin e Sorbonës, Universitetin Aix-Marseille, Universitetin e Strasburgut, Universitetin e Grenoblës dhe të tjera. Në padi përfshihen gjithashtu Ministria e Arsimit … - [Erdogan: "Rrjeti i gjenocidit i verbuar nga urrejtja" përdor fenë si mbulesë dhe thellon krizën rajonale](https://alfax.mk/erdogan-rrjeti-i-gjenocidit-i-verbuar-nga-urrejtja-perdor-fene-si-mbulese-dhe-thellon-krizen-rajonale-2/): Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar administratën izraelite, duke e cilësuar si një “rrjet gjenocidi të verbuar nga urrejtja” për shkak të veprimeve të saj në rajon, duke theksuar se ajo po e zhyt rajonin në trazirat më të këqija të këtij shekulli, raporton Anadolu. “Lufta e nisur kundër Iranit po vazhdon të përfshijë rajonin në gjak dhe barut ndërsa raketat po godasin fëmijë të pafajshëm teksa janë në shkollë”, tha presidenti Erdogan para drejtuesve rajonal të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, duke iu referuar shkollës së bombarduar në Minab të Iranit. Qeveria e kryeministrit … - [Takimi Sali - Kapetanoviç: Në fokus, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian](https://alfax.mk/takimi-sali-kapetanovic-ne-fokus-bashkepunimi-rajonal-dhe-integrimi-evropian/): Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, priti sot në kabinetin e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Regional Cooperation Council, Amer Kapetanoviç. Gjatë takimit, Saliu theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian dhe rikujtoi gjithashtu rolin e nismave rajonal. “Diskutuam për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, me fokus të veçantë në rritjen ekonomike, ndërlidhjen dhe mobilitetin në Ballkanin Perëndimor. Rikonfirmuam se nismat si Common Regional Market, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, si dhe GreenAgenda për Ballkanin Perëndimor, mbeten rruga më e besueshme drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në … - [Tabanoc, autobusi i Durmo Tours kapet me rreth 600 fishekë](https://alfax.mk/tabanoc-autobusi-i-durmo-tours-kapet-me-rreth-600-fisheke/): Alsat mëson ekskluzivisht se ekipet mobile të Doganës së Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Tabanoc kanë ndaluar autobusin e kompanisë Durmo Tours. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 600 fishekë, kalibër i armëve të vogla dhe armë të gjata. Jo zyrtarisht mësohet se municioni i kapur është i njërit prej shoferëve që e ka drejtuar autobusin, i cili sasinë e kishte fshehur në një vend special. Dogana dhe Prokuroria Publike pritet të dalë me versioni zyrtar. Ndaj njërit prej shoferëve nuk përjashtohet masa e paraburgimit. /Alsat.mk/ - [Putini: Kriza në Lindjen e Mesme mund të paralizojë ekonominë globale ashtu siç bëri COVID-19](https://alfax.mk/putini-kriza-ne-lindjen-e-mesme-mund-te-paralizoje-ekonomine-globale-ashtu-sic-beri-covid-19/): Presidenti rus Vladimir Putin shprehu sot shqetësim në lidhje me ndikimin ekonomik të luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit, duke e krahasuar konfliktin në Lindjen e Mesme me pandeminë e COVID-19, e cila ngadalësoi zhvillimin global, transmeton Anadolu. Duke folur në seancën plenare të kongresit të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve në Moskë, ai tha se konflikti në Lindjen e Mesme po shkakton dëme të konsiderueshme në zinxhirët ndërkombëtarë të prodhimit dhe logjistikës. “Industri të tëra që lidhen me nxjerrjen dhe përpunimin e hidrokarbureve, metaleve, prodhimin e plehrave dhe shumë mallrave të tjera janë sulmuar”, deklaroi ai. “Tashmë ka vlerësime që … - [BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë](https://alfax.mk/be-hap-hetim-ndaj-snapchat-it-per-shkelje-te-rregullave-te-sigurise-se-femijeve-dhe-privatesise/): Komisioni Evropian ka nisur një hetim formal ndaj Snapchat-it për të vlerësuar nëse platforma respekton rregullat për sigurinë, privatësinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet, transmeton Anadolu. Komisioni tha se ka hapur procedura për të përcaktuar nëse Snapchat-i vepron në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA). Ekzistojnë dyshime se platforma mund t’i ketë ekspozuar fëmijët ndaj përmbajtjeve të dëmshme, aktiviteteve kriminale dhe shitjes së produkteve të paligjshme. Komisioni tha se hetimi u nis për disa arsye, përfshirë verifikimin e moshës, rreziqet e shfrytëzimit të fëmijëve dhe mundësinë që të miturit të orientohen drejt aktiviteteve kriminale, duke shtuar se cilësimet … - [Forcat izraelite qëllojnë me predha fosfori qytetet në jug të Libanit](https://alfax.mk/forcat-izraelite-qellojne-me-predha-fosfori-qytetet-ne-jug-te-libanit/): Forcat izraelite kryen sot bombardime me artileri duke përdorur municione me fosfor, duke shënjestruar qytete në jug të Libanit, tha agjencia shtetërore e lajmeve e vendit, NNA, transmeton Anadolu. Bombardimet goditën zona përballë lëvizjeve të trupave izraelite, përfshirë Deir Seryan, Qantara, Taybeh, Yohmor al-Shaqif, Zawtar, Froun, Ghandoorieh dhe Borj Qalaouiye, raportoi agjencia. Deri më tani nuk ka pasur informacione për viktima ose dëme. ## Pages - [Kontakt](https://alfax.mk/kontakt/): Shoqëria për gazetari, veprimtari botuese dhe shërbime ALFAX GROUP SH.P.K. Shkup Adresa: 28 Noemvri, 5-2/20, 1000 Shkup email: kontakt@alfax.mk Tel: 075 382 498 - [Marketing](https://alfax.mk/marketing/):   Kontakt@alfax.mk Tel: 075 382 498 CMIMORE - [IMPRESUM](https://alfax.mk/impresum/): Portali alfax.mk ofron informacione për zhvillimet ditore në vend, rajon dhe botë. Me ekipin që disponon, kjo media online përpos zhvillimeve ditore, ofron edhe analiza dhe opinione lidhur me politikën vendore, gjeopolitikën, analiza ekonomike dhe vështrime mbi kulturën dhe sportin. Ndjekja hap pas hapi e ngjarjeve, e bën këtë portal të ketë një qasje dinamike në eterin mediatik të vendit, gjithmonë duke iu përmbajtur kritereve të qasjes objektive që është si parakusht i gazetarisë profesionale. www.alfax.mk Shoqëria për gazetari, veprimtari botuese dhe shërbime ALFAX GROUP SH.P.K. Shkup Adresa e selisë dhe e redaksisë: 28 Noemvri, 5-2/20, 1000 Shkup email: kontakt@alfax.mk … - [Kreu](https://alfax.mk/) [comment]: # (Generated by Hostinger Tools Plugin)